Përbërësit
-
1 tufë sallatë jeshileose sallatë Iceberg
-
1 fileto pule
-
2 feta bukë
-
50 gr djathë Parmigiano Reggiano
-
2 lugë gjelle djathë i grirë Parmigiano Regiano
-
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
-
1/2 luge çaji hudhër pluhur
-
kripë
-
...për salcën Çezar:
-
2 lugë gjelle majonezë
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
1 lugë gjelle lëng limoni
-
1 lugë çaji mustardë
-
1 lugë çaji salcë Worcestershire
-
1/2 luge çaji hudhër pluhur
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë shumë mirë sallatën jeshile nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe zgjedhim gjethet që janë më të freskëta duke eleminuar gjethet e para të tufës. E thajmë shumë mirë me tharësen e sallatës ose me letra kuzhine dhe e presim me duar në copa të mëdha. |
2
Kryer
|
Presim bukën në kubik dhe e pjekim në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë. Mund edhe ta skuqni në gjalp me pak hudhër, do të jetë akoma më e shijshme! Fileton e pulës e presim në kubik dhe i japim shije me kripë, hudhër pluhur, spec të kuq të ëmbël dhe e skuqim për pak minuta në vaj ulliri nga të gjitha anët. |
3
Kryer
|
Pregatisim salcën Çezar: në një kavanoz (ose tas të vogël) bashkojmë majonezën me mustardën, lëngun e limonit, vajin e ullirit, salcën Worcestershire, piperin, hudhrën pluhur dhe djathin e grirë. E mbyllim kavanozin dhe e tundim fort në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen. Salcën e hedhim mbi sallatën jeshile dhe e përziejmë mirë. E lëmë që sallata të marinohet për jo më shumë se 5 minuta. Pas kësaj, e zhvendosim në pjatë dhe shtojmë sipër copëzat e pulës, bukën dhe feta të holla djathi Parmigiano. |
4
Kryer
|
Këshillë:Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe feta pançete krokante, apo karkaleca të pjekur në zgarë. |