• Home
  • Garnitura
  • Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota (coleslaw)
0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
300 gr lakër e bardhë
150 gr karrota
kripë
......per salcen (dressing):
4 lugë gjelle kos
2 lugë gjelle majonezë
1 lugë çaji mustardë
1 lugë çaji uthull e bardhë rrushi
1 lugë gjelle bar qepe
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

2 gr
Proteina
3 gr
Yndyrna
9 gr
Karbohidrate
69
Kalori për racion
Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota (coleslaw)

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota (coleslaw)

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

  • ......per salcen (dressing):

Udhëzimet

Share

Sallaten me laker te bardhe te prere holle dhe karrota, bashkuar me nje salce qe nuk dija ta specifikoja se çfare ishte, e kam provuar disa kohe me pare ne Kroaci. Pas disa kerkimeve, mesova qe faktikisht nuk ishte nje sallate, por nje garniture me origjine irlandeze (e quajtur me emrin origjinal coleslaw). Perveçse me laker te bardhe, kjo sallate mund te pregatitet edhe me laker te kuqe apo duke i shtuar edhe pak qepe te njome te grire holle.
Shkon shume me filetot e pules ne zgare, peshkun, apo edhe mishin e viçit. Por une gjithesesi e preferoj me shume si sallate sesa si garniture.

Hapat

1
Kryer

Grijme karrotat me pjesen me te trashe te rendes, ndersa lakren e bardhe e presim sa me holle te mundemi me thike. Vendosim lakren dhe karroten ne nje tas te madh per sallate, shtojme pak kripe dhe i shtypim per rreth 1 minute me dore.

2
Kryer

Pregatisim salcen: Ne nje kavanoz hedhim te gjithe perberesit e mesiperm, i tundim mire dhe kete salce (dressing) ja hedhim siper sallates. I perziejme shume mire ne menyre qe e gjithe sallata te vishet ne menyre uniforme me salcen dhe e sherbejme.

3
Kryer

Ruajtja

Ne menyre qe sallata te ruaj te gjithe shijen e saj, e bashkojme me salcen vetem disa minuta perpara se ta konsumojme, duke e ruajtur dressing ne kavanoz te mbyllur hermetikisht brenda ne frigorifer.

Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur
previous
Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur
menu javore #1
next
menu javore #1
Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur
previous
Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur
menu javore #1
next
menu javore #1

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here