Përbërësit
-
1 petë sfoljatë
-
100 gr djathë Brie
-
200 gr salcë pesto
-
6 domate të vogla
-
1 lugë gjelle fara pishe
Udhëzimet
Unë mbaj gjithmonë në frigorifer një pako petë sfoljatë sepse më nxjerr gjithmonë nga situata kur nuk kam ide se çfarë të gatuaj. Si këto shportëza, ose byreçka të hapur që i pregatita për fëmijët në darkë. Kësaj here i mbusha me djath Brie, pesto me borzilok, domate të vogla dhe fara pishe. Sigurisht që mund ti mbushni me çfarë të doni: djath kaçkavall, guda, proshutë, salçiçe etj.
Hapat
1
Kryer
|
Petën sfoljatë e ndajme ne 12 pjesë të barabarta dhe çdo pjesë e vendosim në gropëzat e tavës për kek të vegjël (muffin). E çpojmë pak në fund me pirun dhe e mbushim me një copë djathë Brie (ose mund të përdorni çdo lloj djathi tjetër që shkrin), 1 lugë të vogël pesto borziloku, gjysmë domate dhe disa fara pishe. I pjekim shportëzat në furrë të parangrohur në 200°C per rreth 20 minuta. |