0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
600 gr miell 00
100 ml qumësht
200 ml ujë
20 gr gjalp në temperaturë ambjenti
20 gr maja birre e freskët ose 7 gr e thatë
1 lugë të vogël kripë
1 majë luge sheqer
për zbukurim fara susami ose fara luledielli, kungulli, lulëkuqe etj
1 e bardhë veze

Vlerat ushqyese të recetës

12 gr
Proteina
4 gr
Yndyrna
79 gr
Karbohidrate
409
Kalori për simite
Simite me susam (Bukë hamburgeri)

Simite me susam (Bukë hamburgeri)

shije fëmijërie

Simitet me susam janë bukë të vogla të pregatitura shumë thjesht duke e punuar brumin me makinën e bukës ose me dorë.

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Simitet me susam apo buket e hamburgerit kanë një shije mjaft të veçantë falë farave të susamit të pjekur të cilat shumë mirë mund ti zëvendësoni me fara luledielli, kungulli, lulëkuqe, liri etj. Mund ti bëni me madhësi më të vogël dhe ti shërbeni në një ditëlindje apo koktejl të mbushura me proshutë dhe djathë.

Hapat

1
Kryer

Në një tas të thellë vendosim miellin, shtojmë ujin e ngrohtë dhe qumështin e ngrohtë në të cilin kemi tretur majanë e birrës. Me duar e punojmë brumin disa herë derisa të homogjenizohet dhe pas kësaj shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. E punojmë sërisht për rreth 2 minuta dhe formojmë me të një sferë të madhe të cilën e lëmë në ambjent të ngrohtë të dyfishojë vëllimin e saj (nevojiten rreth 2 orë).

2
Kryer

E punojmë sërisht brumin me dorë për pak sekonda dhe shkëpusim copa të vogla me peshë 40-50gr të cilave i japim formë sferike. I vendosim njëra pas tjetrës në një tavë të veshur me letër furre, i lyejmë sipër me të bardhën e vezës dhe i spërkasim me fara. I lëmë në këtë mënyrë të vijnë edhe për 30 minuta të tjera, apo derisa ta kenë dyfishuar vëllimin.

3
Kryer

I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta, apo derisa të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. I lëmë të ftohen plotësisht përpara se ti konsumojmë.

Krapfen (bombolone)
previous
Krapfen (bombolone)
Tortë Tenerina
next
Tortë Tenerina
Krapfen (bombolone)
previous
Krapfen (bombolone)
Tortë Tenerina
next
Tortë Tenerina

3 komente Fsheh komentet

a mos perdoret edhe tharm ketu?per shkak se e lema te qendroje per nje ore?ju flm per recetat vazhdo keshtu SUKSESE!!

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here