Përbërësit
-
1 kg speca gjatësore
-
500 gr gjizë
-
4-5 thelpinjë hudhër
-
për skuqje vaj luledielli
-
majdanoz i freskët
-
kripë
Udhëzimet
Një recetë shumë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë tepër e shijshme për ne shqiptarët të cilët jemi rritur me këtë gatim. Unë kam skuqur specat më vete dhe gjizën me hudhra më vete. Sigurisht mund edhe ti bashkoni, varet nga preferencat e familjes suaj. Por në këtë mënyrë secili merr sa speca të dojë dhe sa gjizë të dojë.
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë mirë specat, dhe pa i hequr farat dhe bishtin (të plota siç janë) i skuqim në vaj luledielli në zjarr mesatar nga të dyja anët. I lëmë mënjanë dhe i kriposim. |
2
Kryer
|
Ulim zjarrin, dhe në të njëjtin tigan në yndyrën që ka mbetur kavërdisim hudhrat e grira shumë hollë për 1 minutë. Shtojmë gjizën, pak kripë dhe e përziejmë. Nëse gjiza është shumë e thatë, e hollojmë me pak qumësht. Shtojmë në fund edhe majdanozin e grirë hollë, apo çdo lloj erëze tjetër që preferoni. |
3
Kryer
|
E shërbejmë duke vendosur në fillim në pjatë gjizën me hudhra dhe specat e skuqur sipër. |