0 0
Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
2 (rreth 400 gr) rrepë lakër (Kohlrabi)
2 (rreth 200 gr) patate
1 qepë
3 thelpinjë hudhër
600 ml lëng perimesh ose lëng pule
1/2 gote qumësht
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 gjethe dafine
sipas dëshirës spec i kuq djegës
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

5 gr
Proteina
15 gr
Yndyrna
22 gr
Karbohidrate
234
Kalori për racion

Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Kohlrabi ose rrepa lakër (nga gjermanishtja: kohl-lakër dhe rube-rrepë) është një nga perimet me shije fantastike midis lakrës dhe brokolit. Është plotësisht e ngrënshme, pra edhe vet lakra edhe gjethet. Prandaj në këtë recetë gjethet i kam pjekur në furrë dhe i kam shërbyer mbi supën. I japim atë shijen krokante për të cilën çdo supë kremoze ka nevojë.

  • 30 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Nëse e keni parë në supermarket dhe nuk ju ka tërhequr nga pamja, jepini një shanc dhe pregatisni këtë supë të shijshme! Ju a siguroj që do bëj pjesë në blerjet tuaja të përjavëshme!

Hapat

1
Kryer

Në një tenxhere në zjarrë mestar ngrohim vajin e ullirit dhe kavërdisim qepën dhe hudhrat të prera shumë hollë derisa të zbuten, 3-4 minuta.

2
Kryer

Lajmë shumë mirë dhe pastrojmë rrepën lakër duke i hequr gjethet dhe e presim në kubik, pa e qëruar. Qërojmë patatet, i lajmë dhe i presim edhe ato në kubik. I shtojmë në tenxhere dhe i kavërdisim edhe per pak minuta derisa të marrin shije duke i spërkatur me kripë dhe piper.

Shtojmë lëngun e perimeve (ose të pulës), gjethet e dafinës dhe e ziejmë të gjithën per 25-30 minuta.

3
Kryer

Heqim gjethet e dafinës dhe me ndihmën e një mikseri me zhytje e reduktojmë supën në krem. Shtojmë në fund edhe qumështin duke e përzierë mirë.

Gjethet më të vogla dhe të njoma të Kohlrabit i lajmë, i thajmë mirë dhe i presim ne copa të vogla. I lyejmë me pak vaj ulliri, kripë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 5-10 minuta derisa të jenë bërë krokante.

E shërbejmë supën të spërkatur me pak vaj ulliri, gjethet krokante dhe pak spec djegës.

Sushi të bëra në shtëpi
previous
Sushi të bëra në shtëpi
Kek me kos dhe grejpfrut
next
Kek me kos dhe grejpfrut
Sushi të bëra në shtëpi
previous
Sushi të bëra në shtëpi
Kek me kos dhe grejpfrut
next
Kek me kos dhe grejpfrut

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here