Përbërësit
-
1 kg karrota
-
1 qepëe madhe
-
6 thelpinj hudhër
-
1 copë të vogël xhinxher i freskët
-
1 litër lëng perimesh
-
250 ml qumësht
-
3 lugë gjelle gjalp
-
1 degë trumëz
-
2 gjethe dafine
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Vendosim gjalpin te shkrije plotesisht ne zjarr mesatar dhe kaverdisim qepen dhe hudhrat e prera holle per rreth 5 minuta derisa te behen transparente. Shtojme karrotat e prera ne feta dhe copat e xhinxherit (nese eshte i fresket, nese eshte pluhur ia hedhim ne minutat e fundit te gatimit) dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 5 minuta te tjera duke i perziere here pas here. |
2
Kryer
|
Shtojme ne kete moment lengun e perimeve, gjethen e dafines dhe gjethet e trumezes (nese eshte e fresket, nese eshte e thate ia hedhim ne minutat e fundit te gatimit). E cojme supen ne vlim ne zjarr te forte, dhe kur te kete marre vale e leme ne zjarr mesatar te gatuhet per rreth 20-25 minuta me gjysme kapaku hapur derisa karrotat te zbuten plotesisht. |
3
Kryer
|
Eleminojme gjethen e dafines dhe te trumezes dhe e kalojme te gjithe masen ne mikser derisa te reduktohet ne purè. E rivendosim ne zjarr dhe shtojme qumeshtin, mundesisht te ngrohte. E leme te zieje edhe per disa minuta, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e servirim neper pjata shoqeruar me copeza buke te vogla te skuqura ne gjalp. |
4
Kryer
|
*Keshille:Mos u shqetesoni per prerjen e perimeve ne menyre te rregullt, pasi pervecse do te kalojne te gjitha ne mikser, nga ana tjeter sa me te vogla te jene aq me shpejt gatuhen. Te drejtat e imazhit i perkasin: www.garnishwithlemon.com |