Përbërësit
-
700 gr lakra brukseli
-
10 feta proshutë e pjekur
-
200 gr krem pana për gatim
-
200 gr Schmand (krem i athët)
-
100 gr djathë kaçkavall të grirë
-
3 vezë
-
2 lugë gjelle lëng limoni
-
2 lugë gjelle bajame në fletëza
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
trumëz
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Pastrojmë lakrat e brukselit dhe i vendosim të ziejnë për 10 minuta në ujë me kripë. I kullojmë, i ndajmë përgjysmë dhe i lëmë mënjanë të ftohen pak. |
2
Kryer
|
Marrim një tavë porcelani dhe veshim fundin dhe anët me feta proshute (është mirë që proshtuta të jetë pak me yndyrë, psh bacon ose pançetë, por edhe me proshutë të pjekur del shumë e mirë) dhe hedhim sipër lakrat e brukselit. |
3
Kryer
|
Pregatisim salcën: përziejmë kremin pana për gatim me kremin e athët, vezët, kripë, piper, trumëz dhe lëng limoni. E hedhim sipër lakrave, e spërkasim me djathë të grirë dhe bajame në fletëza. |
4
Kryer
|
E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 40 minuta, derisa të marri ngjyrë të artë në sipërfaqe. E lëmë 15 minuta të ftohet përpara se ta presim në copa. |