Përbërësit
-
...për 20 biskota:
-
260 gr gjalp kikiriku
-
180 gr sheqer kane (sheqer kaf)
-
1 vezë
-
3 lugë gjelle plot miell 00
-
1/2 lugë kafe sodë buke
Udhëzimet
Për fansat e gjalpit të kikirikut, këto biskota do të shoqërojnë në mënyrë të përkryer mëngjeset tuaja bashkë me një filxhan kafe. Edhe për ju që nuk ju pëlqen shija e tij shqeto mbi bukë, këto biskota keni për ti adhuruar! Kanë tamam atë shijen e kikirikut të pjekur: krokante nga jashtë
Hapat
1
Kryer
|
Rrahim në fillim vezën me sheqerin derisa të bëhet si shkumë, për 3 apo 4 minuta. Shtojmë gjalpin e kikirikut, miellin dhe sodën dhe formojmë brumin. |
2
Kryer
|
Marrim me dorë pak brumë dhe formojmë sfera të cilat i vendosim në tavë të shtruar me letër furre. Me dhëmbët e një piruni horizontalisht i shtypim lehtësisht sferat e brumit duke formuar një kryq. |
3
Kryer
|
I pjekim në furrë të parangrohur në 170°C për 10-12 minuta. Të sapodalë nga furra biskotat janë të buta, prandaj mos i lëvizni nga tava derisa të ftohen. |