Përbërësit
-
Për brumin:
-
600 gr miell 00
-
300-350 ml ujë i ngrohtë
-
1 lugë gjelle vaj ulliri
-
1 lugë kafe kripë
-
për hapjen e petëve niseshte
-
Për harxhën:
-
600 gr spinaq i freskët
-
2 tufa qepë e njomëose 2 qepë të thata
-
200 gr djathë i bardhë
-
1/2 tufe majdanoz i freskët
-
1/2 tufe kopër e freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Byreku me spinaq është një recetë klasike e kuzhinës shqiptare e cila pregatitet gjatë gjithë vitin, sidomos për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Hapat
1
Kryer
|
Pregatisim brumin:Shkrijmë kripën në ujin e ngrohtë dhe ja shtojmë miellit bashkë me vajin e ullirit. E punojmë brumin shumë mirë me dorë derisa të mblidhet dhe të rezultojë i butë. E mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë të pushojë për 30-60 minuta. Në këtë mënyrë aktivizohet gluteni dhe petët hapen më lehtësisht. |
2
Kryer
|
Pregatisim harxhën:Kavërdisim qepën në vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë spinaqin dhe e mbulojmë tiganin me kapak në mënyrë që spinaqi të ulë vëllimin e tij. I japim shije me kripë, piper të zi, kopër, majdanoz dhe djathin e bardhë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë mbushjen të ftohet në temperaturë ambjenti. |
3
Kryer
|
Hapim petët:Brumin e ndajmë në 15 pjesë të barabarta dhe i hapim 8 petë poshtë dhe 7 petë sipër duke i lyer me niseshte. Nga peta në petë i lyejmë me pak vaj në mënyrë që të bëhen të shkrifta gjatë pjekies. Pjesa e poshtme duhet gjithmonë të ketë më shumë petë pasi të gjitha lëngjet e harxhës do të precipitojnë në fund. |
4
Kryer
|
Pjekia:E presim byrekun duke mos e cuar thikën deri në fund dhe e pjekim në 200°C për 40 minuta ose derisa shtresa e sipërme të jetë bërë kerce dhe të ketë marrë ngjyrë të artë. E kthejmë byrekun përmbysë në një tavë tjetër. Kjo bëhet për të zbutur petën e sipërme e cila është gjithmonë më e fortë. Ose mund ta lagim sipërfaqen e byrekut me pak ujë dhe ta mbulojmë me një pecetë të pastër. E lëmë të pushojë për 10 minuta përpara se ta shërbejmë E shoqërojmë me një sallatë jeshile dhe kos grek ose salcë kosi. |
3 komente Fsheh komentet
sa,super e shpjegove
ky website ka recetat me te mira ne bote
Te falenderoj shume Luvjana 🙂