Udhëzimet
Gëzuar Ditën e Verës!
Kjo ditë shënon fundin e dimrit dhe çeljen e bimësisë e cila është prirëse e hyrjes së pranverës. Si zakon, në 13 mars, njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun e tij për mëngjesin e datës 14 mars.
Shenja dalluese e kësaj feste është pregatitja e ballakumeve, specialitet i qytetit të Elbasanit, recetën origjinale të së cilës mund ta gjeni këtu.
Përveç kësaj ëmbëlsirë kaq të shijshme, ne ju rekomandojmë gjithashtu që në këtë ditë kaq të veçantë, tavolina juaj të jetë shtruar me gatime të kuzhinës tradicionale elbasanase, duke filluar që nga tava me pistil, tava a kosit e deri tek gjyveçi me patate apo oriz.
Gëzuar Festën dhe Ju bëftë mirë!
2 komente Fsheh komentet
une mendoi se kjo recete eshte e mrekullueshme
Kto reqeta jan shum te mira,ata qe i perdorin shum jan te lumtur ju pershendes shum me kto reqeta te bukura.