0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
250 gr miell
100 gr sheqer
100 gr sheqer kane (sheqer kaf)
4 vezë M
200 ml vaj luledielli
300 gr karrota
100 gr lajthi të bluara
100 gr bajame të bluara
1 pako pluhur pjekës
2 lugë çaji kanellë
pak vanilje
për spërkatje sheqer pluhur

Vlerat ushqyese të recetës

6 gr
Proteina
23 gr
Yndyrna
28 gr
Karbohidrate
337 gr
Kalori për racion
Kek me karrota, bajame dhe lajthi

Kek me karrota, bajame dhe lajthi

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Kjo është receta ime e preferuar për kekun me karrota! Kaq i thjeshtë për tu pregatitur, super i shijshëm dhe me një strukturë të lagësht në brendësi. Aroma e kanellës pastaj bashkë me atë të bajameve dhe lajthive të pjekur, mbush të gjithë shtëpinë me një aromë fantastike 🥰

Hapat

1
Kryer

Rrahim vezët me sheqerin e bardhë, sheqerin kaf dhe vaniljen për 5 minuta derisa te behen si shkume.

2
Kryer

Sitim miellin bashke me pluhurin pjekes dhe ja shtojme mases me veze e sheqer. Shtojme gjithashtu edhe miellin e lajthive, miellin e bajameve, karrotat e grira trashë, vajin e lulediellit dhe kanellën duke i bashkuar te gjithe perberesit me ndihmen e nje spatule ose luge druri.

3
Kryer

Lyejmë një tavë të rrumbullakët me hapje 24cm me gjalp dhe me bajame të grira, hedhim brumin ne te dhe e nivelojme mire. E pjekim kekun në 180°C për 50 min. E lëmë të ftohet përpara se ta nxjerrim nga forma duke e sperkatur me sheqer pluhur.

Sallatë me fasule pllaqi, ton dhe avokado
previous
Sallatë me fasule pllaqi, ton dhe avokado
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
next
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
Sallatë me fasule pllaqi, ton dhe avokado
previous
Sallatë me fasule pllaqi, ton dhe avokado
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
next
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here