0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për kekun:
200 gr miell 00
200 gr sheqer kane (sheqer kaf)
200 gr kos i trashë grek
120 ml vaj luledielli
60 ml lëng grejpfruti
3 vezë
1 e 1/2 lugë çaji pluhur pjekës
1 e 1/2 lugë gjelle lëkurë grejpfruti 1/2 grejpfruti
1/2 luge çaji kripë
pak vanilje
...për glazurën:
120 gr sheqer pluhur
3 lugë gjelle lëng grejpfruti
pak vanilje

Vlerat ushqyese të recetës

7 gr
Proteina
17 gr
Yndyrna
60 gr
Karbohidrate
415
Kalori për racion
Kek me kos dhe grejpfrut

Kek me kos dhe grejpfrut

Shumë I butë, I lagësht në brendësi dhe me një shije perfekte të balancuar midis të ëmblës dhe të athtës

Keku me kos dhe grejpfrut ka një shije të freskët dhe të lehtë, ideał për mëngjes apo mesvakteve. Nëse i shtojmë edhe salcën me lëng grejpfruti, atëherë shija bëhet me të vërtetë mjaft e veçantë!

Përbërësit

  • ...për kekun:

  • ...për glazurën:

Udhëzimet

Share

Kek me kos dhe grejpfrut

Hapat

1
Kryer

Parangrohim furrën në 180°C. Lyejmë me vaj dhe miell një tavë drejtëkëndore për kek me madhësi 23 cm x 13 cm.

2
Kryer

Në një tas, bashkojmë përbërësit e thatë: miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.

Në një tjetër tas, bashkojmë përbërësit e lagësht: Rrahim vezët me pirun ose tel vezësh, shtojmë kosin, sheqerin kaf, vajin, lëngun dhe lëkurën e grejpfrutit dhe vaniljen. I përziejmë shumë mirë.  Shtojmë përbërësit e thatë tek përbërësit e lagësht dhe i trazojmë derisa të na formohet brumi i kekut (mos i përzjeni më shumë se duhet).

3
Kryer

E hedhim brumine në tavën drejtkëndore dhe e pjekim për 50-60 minuta. Koha e pjekies varet nga furra, prandaj kontrollojeni gjithë kohës. Nëse sipërfaqja fillon të marrë ngjyrë shumë shpejt, mbulojeni me letër alumini dhe vazhdoni pjekien derisa maja e thikës të dali e pastër.

4
Kryer

E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e kthejmë me kujdesë në një pjatë tjetër. 

Pregatisim glazaturën duke bashkuar sheqerin pluhur të situr me lëngun e grejpfrutit dhe vaniljen. E hedhim mbi kekun vetëm kur ai të jetë ftohur. E presim në feta dhe e shërbejmë. E ruajmë deri në 5 ditë në temperaturë ambjenti ose frigorifer.

Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)
previous
Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)
Llokuma (Petulla Kosove)
next
Llokuma (Petulla Kosove)
Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)
previous
Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)
Llokuma (Petulla Kosove)
next
Llokuma (Petulla Kosove)

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here