Përbërësit
-
4 vezë
-
100 gr sheqer
-
180 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
250 gr miell 00
-
1 lugë çaji pluhur pjekës
-
1 lugë çaji sheqer vanilje
-
1 majë luge kripë
-
100 gr çokollatë e bardhë
-
2-4 mollë(varen nga madhësia, mua mu nevojitën 3)
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Rrahim vezët me sheqerin derisa masa të bëhet si shkumë. Shtojmë gjalpin në temperaturë ambjenti dhe vazhdojmë rrahjen. |
2
Kryer
|
Shtojmë një nga një duke i situr, miellin, pluhur pjekës dhe kripën. E punojmë brumin edhe për pak minuta derisa të homogjenizohet. |
3
Kryer
|
Lyejmë një tavë me hapje me gjalpë dhe pak miell. Hedhim brumin dhe e nivelojmë mirë. Sipër brumin grijmë çokollatën e bardhë me thikë dhe sipër çokollatës vendosim fetat e mollëve. I spërkasim me sheqerin me vanilje dhe e pjekim kekun në 180°C për 45 minuta - 1 orë. |