Udhëzimet
Keket e vegjel (muffin) i pregatisim shpesh fundjavave ne shtepine tone duke qene se jane te thjeshte dhe praktikisht mund ti japim shijen qe duam: copeza çokollate, kakao, vanilje dhe çokollate sebashku, fruta te thata, te kripur me djath te bardhe etj. Kesaj rradhe provuam ato me rikota dhe copeza molle ne siperfaqe, receten e se ciles e gjeta mbrapa kutise se niseshtes se patateve te Conad (mund ta gjeni nen emrin Fecola di patate). Kete perberes kam filluar ta perdor shume ne embelsira, sepse i ben teper te buta, por edhe ne supe per ta trashur ne vend te miellit apo niseshtes se misrit.
Perberesit
- 140gr miell 00
- 100gr niseshte patatesh
- 150gr sheqer kokerr
- 250gr rikota e fresket
- 100gr gjalp ne temperature ambjenti
- 2 veze
- 2 molle te kuqe
- 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
- lekuren e 1 limoni
- pak kripe
- sheqer pluhur per sperkatje
- forma letre per kek te vegjel
Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa te perftojme nje krem te bute. Shtojme vezet nje nga nje, lekuren e limonit pak kripe dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak sekonda. Shtojme pak nga pak niseshten e patateve, miellin, pluhurin pjekes dhe rikoten duke i perziere mire derisa brumi te rezultoje homogjen.
Vendosim ne taven per kek te vegjel format e letres dhe hedhim ne to 1-2 luge brume duke i mbushur deri 2/3. Siper çdo keku vendosim feta mollesh te prera holle duke lene jashte vetem pjesen e lekures.
I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta. I sperkasim me sheqer pluhur dhe i sherbejme.
Foto nga: http://blog.giallozafferano.it/lacucinadimarta
Një koment Fsheh komentet
Shume e mir