Përbërësit
-
...për qoftet:
-
250 gr mish i grirë viçi
-
1 qepë
-
2 feta bukë e ndenjur
-
2 lugë gjelle miell
-
1 vezë
-
2 thelpinj hudhër
-
1/2 tufe majdanoz i freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
për skuqje vaj luledielli
-
për skuqje miell
-
...për salcën:
-
1 lugë gjelle miell
-
2-3 lugë gjelle uthull e kuqe rrushi
-
1 lugë gjelle salcë domatesh
-
3-4 thelpinj hudhër
-
1/2 tufe majdanoz i freskët
-
gjethe dafine
-
rigon i thatë
-
spec i kuq i ëmbël
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Si fillim, lagim bukën e ndenjur me pak ujë, e shtrydhim, e thërrmojmë me duar dhe e vendosim në një enë të thellë. Shtojmë mishin e grirë, qepët e grira hollë, vezën, majdanozin e grirë, thelpinjtë e hudhrës të grira, piperin dhe kripën. Masën e përftuar e ndajmë në racione të vogla dhe i japim formë cilindrike. I kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë nga të gjitha anët. Pasi i kemi skuqur të gjitha kërnackat i rreshtojmë në një tavë dhe fillojmë me pregatitjen e salcës: |
2
Kryer
|
Në vajin e mbetur, shtojmë miellin duke e përzierë mirë që të mos formohen kokrriza, e shuajmë me uthull, shtojmë salcën e domateve (apo domaten e grirë), pak ujë të nxehtë, kripë, piper, dafinë, rigon, specin e kuq dhe hudhrat e grira hollë. E lëmë në këtë mënyrë të gatuhen të gjithë përbërësit së bashku për rreth 10 minuta dhe më pas këtë salcë ia hedhim kërnackave që kemi shtruar në tavë. Tavën e fusim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta. Kjo pjatë shërbehet e spërkatur me lëngun e saj dhe me majdanoz të freskët e të grirë hollë. |
7 komente Fsheh komentet
I bera kernackat dhe na pelqyen shume .Faleminderit.
Kernackat jane ushqimi im i preferuar , tradita Korcare o zot sa te mira jane , faleminderit faqa un Gatuaj
tek kernackat i bera dhe jan shume te mira por vetem se me dolen qepet teper megjithse une ua gjeta vendin
Jam shume e lumtur per kete faqe dhe na kujton gatimin tone shqipetar faleminderit shume jeni te medhenj.
Qepet besoj jane per kernackat apo jo?
@Ariana, po qepet jane per kernackat, por kemi harruar ta vendosim si perberes ne pershkrimi e recetes. Flm 🙂
kernacja eshte e mire por te shtojme dhe djeges