0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për marinimin e pulës:
1 kg pulë në copa/kofsha pule
4 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull e kuqe rrushi
2 lugë çaji kripë
2 lugë çaji borzilok i thatë
1 lugë çaji rigon i thatë
1 lugë çaji majdanoz i thatë
1 limon (lëngu)
...për tavën:
500 gr patate të vogla
1 kungull i njomë
1 qepë e kuqe
1 spec i kuq
1 limon në feta
1 dorë ullinj të zinj

Vlerat ushqyese të recetës

54 gr
Proteina
20 gr
Yndyrna
25 gr
Karbohidrate
507
Kalori për racion
Tavë me pulë dhe patate aromatizuar me erëza mesdhetare

Tavë me pulë dhe patate aromatizuar me erëza mesdhetare

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë

Përbërësit

  • ...për marinimin e pulës:

  • ...për tavën:

Udhëzimet

Share

Diten e diele, atehere kur teorikisht duhet te kemi me shume kohe per te gatuar dhe shijuar diçka ndryshe, atehere kur familja mblidhet e gjitha rreth tavolines, ne shtepine time ne fakt ndodh krejt e kunderta! Duam te rrime ne divan bashke me femijet, te mos bejme asgje, ose te luajme gjithe diten ne park, dhe kur te vijme ne shtepi te gjejme diçka po aq te shijshme sikur te kishim shpenzuar gjithe diten ne kuzhine.
Per kete na vjen ne ndihme kjo recete: i vendosim te gjitha ne nje tave dhe leme qe furra te bej punen e saj! Kaq e thjeshte!

(Visited 180 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Copat e pules i thajme shume mire me leter kuzhine dhe i leme menjane.

Ne nje tas te vogel bashkojme lengun e limonit me 3 luge vaj ulliri, uthullen, hudhrat e grira holle, erezat dhe kripen duke i perziere mire. Kjo eshte marinata me te cilen do te marinojme pulen, por do te perdorim vetem gjysmen e saj, keshtuqe gjysmen tjeter e heqim menajne.
E lyejme pulen me marinaten dhe e leme per minimumi 15 minuta deri ne 1 ore (mund ta lini edhe gjithe naten ne frigorifer nese e pregatisni nje nate perpara).

2
Kryer

Ne nje tigan te madh, ngrohim 1 luge vaj ulliri, shtojme copat e pules dhe i skuqim nga te gjitha anet derisa te kene marre ngjyre te arte.

3
Kryer

Marrim nje tave dhe rreshtojme ne te copat e pules, shtojme perimet e prera trashe: patatet, qepen, specin, kungullin,  dhe e sperkasim me gjysmen tjeter te marinates qe hoqem menjane duke i perziere mire.

E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per 35 minuta. Heqim letren e aluminit dhe e gatuajme taven vetem ne pjesen e siperme te furres per rreth 10 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte.

E sherbejme te ngrohte ne pjate shoqeruar me ullinj dhe feta limoni.

Fasule me perime
previous
Fasule me perime
Fasule me perime
next
Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur
Fasule me perime
previous
Fasule me perime
Fasule me perime
next
Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here