Përbërësit
-
800 gr kërpudha Champignon
-
2 thelpinjë hudhër
-
5 lugë gjelle vaj ulliri
-
2 lugë gjelle majdanoz i freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Edhe sot, nën dilemën e ditës, zgjodha të gatuaj copeza pule te pjekura krokante me garniturë kërpudhash. Këto të fundit, përveçse i përshtaten shumë mirë stinës, shërbejnë edhe si shoqëruese për disa lloje pjatash sidomos ato me bazë mish viçi, qengji, derri apo edhe pule.
Hapat
1
Kryer
|
Me një lëvizje rrotulluese ndajmë kapelen e kërpudhave nga këmba, më pas me ndihmën e një thike me majë të mprehtë, pastrojmë këmbën nga dhèu që mund të ketë mbetur dhe të njëjtën gjë bëjmë me pjesën e sipërme dhe të poshtme të kapeles.Kalojmë një pecetë të lagur mbi sipërfaqen e kërpudhave dhe i presim në copa relativisht të mëdha. |
2
Kryer
|
Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, shtojmë kërpudhat dhe i gatuajm në zjarr të avashëm për jo më shumë se 10 minuta. Disa minuta përpara se ti heqim nga zjarri i rregullojmë me kripë, piper, majdanoz të grirë dhe i servirim të ngrohta. |
3
Kryer
|
*Këshillë:Kërpudhat nuk duhen larë kurrë nën ujë të rrjedhshëm, pasi në këtë mënyrë humbasin pjesën më të madhe të shijes dhe vlerave ushqyese. Por nqs ato janë vërtetë shumë të pista me dhè, i lajmë nën ujë të ftohtë sa më shpejt të jetë e mundur për pak sekonda dhe i fshijmë menjëherë. |
9 komente Fsheh komentet
i love this,,,,,E kam gatuar disa here dhe me peqen shume.
Faleminderit qe na ndjek Seri 🙂
Eshte kenaqesi per mua.
E di cfare do desha une nga ju?????
Une vij nga nje familje me prejardhje came (im ate kishte lindur ne cameri),dhe do te me pelqente shume nese dikush do te mundte te na shruante ndonje recete te gatimeve came…
Ndofta ju duket kerkese e cuditshme,por per cudi asgjekundi nuk i gjej gatimet came…:(
Une ne keto receta gjej nje pershtypje te madhe sepse mua me pelqejne keto receta. Sidomos Lazanja
☺️
Dhe mua me pelqeu shume kjo recete.
Ju falenderojme per kete variacion gatimesh!
Kerpurdha dhe champignon nuk jane e njejta gje? Kush eshte ndryshimi . Ketu i themi champignon te gjitha llojeve te kerpurdhave
Champignon eshte lloji me i shperndare i kerpudhave dhe me ekonomik. Variacionet jane nga me te ndryshme, psh porcini qe jane pak te shtrenjte por me vlera ushqimore te shkelqyera
I like it !