Përbërësit
-
150 gr kinoa
-
300 ml ujë
-
2 kungull i njomë
-
2 karrota
-
10-15 lule kungulli
-
1 degë trumëz
-
1 lëkurën e grirë limoni
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lajme shume mire kinoan nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht transparent. Kjo proçedure eshte e domosdoshme per te eleminuar shijen e hidhur qe kane farat e kinoas ne siperfaqe. E vendosim te zieje ne zjarr mesatar me kapak mbyllur duke i shtuar nje maje luge kripe dhe 1 luge gjelle vaj ulliri derisa kinoa ta kete thithur plotesisht ujin. E heqim nga zjarri dhe e leme me kapak mbyllur per te pakten 15 minuta. Pas kesaj, e transferojme ne nje tas dhe e leme te ftohet. |
2
Kryer
|
Kaverdisim ne vaj ulliri karrotat e prera ne kubik te vegjel duke shtuar nje filxhan kafe uje. Shtojme kungullin e prere ne te njejten madhesi dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta. Perimet duhet te rezultojne krokante, jo plotesisht te buta. Shtojme ne fund edhe lulet e kungullit te prera ne menyre gjatesore pasi i kemi hequr pistilin, i kriposim, piperosim dhe i leme edhe per maksimumi 1 minute tjeter me kapak mbyllur. I shtojme perimet tek kinoa, e rregullojme me pak vaj ulliri, lekuren e limonit te grire, trumezen e fresket dhe i perziejme mire. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte. |