0 0
Kompekaj

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
200 gr miell 00
100 gr sheqer
150 gr arra të thërrmuara dhe të pjekura
3 lugë gjelle gjalp
1/2 lugë gjelle kakao
5 vezë
4 peta byreku të freskëta
...për sherbetin:
120 ml ujë
120 gr sheqer
pak vanilje

Vlerat ushqyese të recetës

7 gr
Proteina
13 gr
Yndyrna
37 gr
Karbohidrate
286
Kalori për racion

Kompekaj

Kompekaj është e përbërë nga pandispanja të cilës i kemi shtuar kakao dhe arra dhe nga peta byreku, të gjitha këto të pjekura në tavë.

Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për sherbetin:

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Lyejmë një tavë katrore me gjalpë. Shtrojmë mbi të dy peta byreku dhe vazhdojmë me pregatitjen e kekut me kakao:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të formohet një masë e fryrë dhe e qëndrueshme, hedhim pak nga pak miellin e përzierë me kakaon (të situra bashkë) dhe arrat. E përziejmë me kujdes dhe e hedhim në tavë mbi petët e shtruara. Sipër shtojmë gjithashtu edhe dy petë të tjera byreku dhe anët e tepërta i mbështjellim nga brenda. E spërkasim me gjalp dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 25-30 minuta (bëni provën e kunjës).

2
Kryer

Pregatisim sherbetin duke zierë ujin me sheqerin për egzaktësisht 7 minuta nga momenti që merr valë. Në fund, shtojmë edhe një majë luge vanilje.

E presim kompekaj në 12 racione dhe e lëmë të ftohet. Hedhim shurupin e ngrohtë (jo të vluar) mbi kompekaj e ftohtë.

Bukë me hudhra
previous
Bukë me hudhra
Supë me vezë dhe limon
next
Supë me vezë dhe limon
Bukë me hudhra
previous
Bukë me hudhra
Supë me vezë dhe limon
next
Supë me vezë dhe limon

2 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here