0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

...për 750 ml krem:
500 ml qumësht me shumë yndyrë
2 lugë gjelle plot miell ose niseshte
6 lugë gjelle plot sheqer
6 e verdhë veze
vanilje ose lëkurë limoni/portokalli
Krem pastiçerie klasik

Krem pastiçerie klasik

një nga krëmërat më të përdorur për ëmblësira të tilla si myfle, pastashu, binjè etj

Kuzhina::

Sekreti për të përftuar një krem perfekt qëndron në hedhjen dalëngadalë të përbërjes me sheqer, vezë dhe miell në qumështin e ngrohtë dhe e gjithë masa vendoset në zjarr të avashëm duke u përzierë shpesh.

  • 15 Min
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për 750 ml krem:

Udhëzimet

Share

Duke qenë se ky krem nuk e ruan formën e tij, është mirë të bashkohet me një krem më të qëndrueshëm (psh Krem gjalpi) në mënyrë që të formohen zbukurime të ndryshme mbi torta.

Për Kremin e Pastiçerisë të lehtë (pa vezë), klikoni këtu.

Hapat

1
Kryer

Fillimisht, vendosim qumështin për t’u ngrohur në zjarr mesatar përveç një gote e cila do të na nevojitet në një fazë të mëvonshme. E lëmë disa minuta mbi zjarr dhe më pas e heqim duke shtuar aromën e vaniljes apo aroma të tjera.

2
Kryer

Në një enë (joalumini) rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin me ndihmën e një mikseri, shtojmë miellin, qumështin e ftohtë që kemi hequr mënjanë dhe vazhdojmë rrahjen. Këtë masë të përftuar ia shtojmë qumështit të ngrohtë në tenxhere duke vazhduar rrahjen me mikser edhe për disa çaste.(Kujdes! Nëse qumështi nuk është më i ngrohtë, e vendosim përsëri në zjarr.)

3
Kryer

Vendosim në zjarr të avashëm të gjithë përbërjen duke e përzierë me ndihmën e një piruni apo teli për rrahje dhe e lëmë për pak minuta derisa masa të trashet dhe të mos jenë formuar kokrriza. E heqim nga zjarri dhe e lëmë kremin të ftohet duke e përzierë herë pas here.

4
Kryer

*Këshillë:

Nqs përdorni lëkurën e limonit apo të portokallit për të aromatizuar kremin, vendoseni kur qumështi është akoma i ftohtë (në fillim) dhe hiqeni kur ai të jetë i vakët (në fund).

Nqs doni të evitoni formimin e një “shtrese” në sipërfaqen e kremit kur ky ftohet, mbulojeni me një letër celofoni apo me një pecetë të lagur apo hidhni pak gjalp sipër.

Salcë e freskët me domate dhe borzilok
previous
Salcë e freskët me domate dhe borzilok
Krem gjalpi
next
Krem gjalpi
Salcë e freskët me domate dhe borzilok
previous
Salcë e freskët me domate dhe borzilok
Krem gjalpi
next
Krem gjalpi

3 komente Fsheh komentet

Mendoj qe eshte perfekte.
Gjithashtu te gjitha recetat ketu me duken shume te mira dhe ju pergezoj sinqerisht.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here