Përbërësit
-
300 gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
-
250 gr salcë pesto
-
1 lugë gjelle stika pishe
-
pak djathë i grirë Parmigiano Regiano
Udhëzimet
Sekreti për një pjatë të shkëlqyer, është pesto e bërë në shtëpi dhe cilësia e përbërësve dhe makaronave. Për të parë mënyrën sesi ne e pregatisim peston, klikoni këtu. Makaronat që shkojnë më shumë janë linguine, spaghetti apo reginette, por edhe makaronat e shkurtra shijojnë po aq shumë.
Hapat
1
Kryer
|
Fillimisht, pregatisim salcën pesto duke ndjekur recetën tonë si më lartë. Nëse jeni me nxitim, mund ta blini edhe të gatshme, por do të humbisni shijen autentike të një pesto artizanale. |
2
Kryer
|
Ziejmë në ujë me kripë makaronat për kohën e treguat në konfeksion, derisa të rezultojnë "al dente". Ndërkohë vendosim një tigan në zjarrë të ulët dhe hedhim peston. Shtojmë edhe disa lugë nga uji i zierjes së makaronave dhe e përziejmë mirë. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tigan duke i përzierë mirë edhe për 1 minutë. I shërbejmë makaronat akoma të nxehta të spërkatura me pak djathë të grirë, fara pishe dhe ndonjë gjethe borziloku. |