Përbërësit
-
500 gr miell misri
-
1 litër qumësht
-
150 gr djathë i bardhë
-
100 gr gjalp
-
kripë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Në një tigan vendosim gjalpin të shkrijë, shtojmë djathin e thërrmuar me dorë dhe e lëmë të skuqet për pak minuta në zjarr të avashëm. Hedhim pak kripë, qumështin dhe pasi ky të ketë marrë valë, shtojmë miellin e misrit të situr fillimisht duke e përzierë shpejt që të mos formohen kokrriza. Vazhdojmë përzierjen derisa masa të shkëputet nga anët e enës dhe gjalpi të ketë dal në sipërfaqe. Oshmari vendoset në një pjatë të cekët dhe serviret i ngrohtë. |
Një koment Fsheh komentet
oshmare behet duke skuqur gjalpin.hedhim ujin me kripe dhe i leme derisa te marrin vale.e leme pak menjane tenxheren sa te bjere vala dhe pastaj shtojme miellin e misrit pak nga pak qe te mos krijohen kokrriza.pak me vone shtojme dhe djathin dhe nga pak gjalp te shkrire.e heqim kur oshmari shkeputet nga tenxherja.behet shume i mire se gatuaj gjithmone