Përbërësit
-
500g patate
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
sipas dëshirës erëza të thata
-
2 thelpinj hudhër
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
djathë i grirë Grana
Udhëzimet
Ju ndodh ndonjehere te mos keni deshire te gatuani asgje ne darke, sepse mbase keni qene jashte deri vone dhe vini ne shtepi te lodhur? Mua shpesh… Por, qekur kam zbuluar receten e ketyre patateve “te skuqura” ne fritezen me ajer, nuk i ndaj me nga tavolina.
Jane aq te shijshme, te thjeshta dhe mbi te gjitha te shendetshme. Femijet e mi i shoqerojne shpesh me ketchup apo majoneze (me pak yndyre). Duke perdorur fritezen me ajer, jo vetem mund te gatuajme me shume me pak yndyre, por edhe pjekia realizohet ne menyre perfekte pasi ajri qarkullon neper te gjithe pjesen e brendeshme te fritezes.
Hapat
1
Kryer
|
Qerojme patatet dhe i presim ne formen qe deshirojme. |
2
Kryer
|
I vendosim patatet ne nje tas te madh dhe shtojme kripe, piper, vaj ulliri, hudhren e grire holle, erezat sipas deshires dhe djathin e grire duke i perziere shume mire. |
3
Kryer
|
I vendosim ne fritezen me ajer dhe i pjekim ne 200 grade celcius per 10 minuta. I perziejme dhe i pjekim edhe per 10 minuta te tjera. |