Përbërësit
-
50 gjethe borzilok i freskët
-
15 gr stika pishe
-
70 gr djathë i grirë Parmigiano Regiano
-
30 gr djathë i grirë Pecorino Romano
-
2 thelpinj hudhër
-
100-125 ml vaj ulliri
-
1 majë luge kripë
Udhëzimet
Nuk është i vështirë në pregatitje, vetëm kërkon shumë durim! Receta tradicionale parashikon përdorimin e havasë prej mermeri dhe shtypëses prej druri, por edhe nëse nuk i gjeni mos u shqetësoni! Më poshtë po iu paraqesim dhe variantin e mikserit i cili do t’iu shkurtojë mjaft kohë.
Hapat
1
Kryer
|
Pregatitja me havàFillojmë pregatitjen e recetës duke pastruar me një pecetë të lagur dhe të shtrydhur shumë mirë gjethet e borzilokut. Duhet evituar kategorikisht larja e tyre nën ujë të rrjedhshëm pasi në këtë mënyre i humbet e gjithë aroma dhe ngjyra fillon të zbehet. |
2
Kryer
|
Pregatitja me mikserPregatitja e pestos xhenovez me anë të mikserit të kuzhinës është më e thjeshtë, por shija sigurisht që nuk do të jetë e njejtë me atë që është pregatitur në havà-në prej mermeri! Përpunimi i salcës duhet të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme për të shmangur problemet e oksidimit. Akoma më mirë do të ishte sikur tehet e mikserit të ishin prej plastike dhe jo prej metali, pasi ky i fundit duke mos arritur ti "copetojë" shumë imët gjethet e borzilokut, mund të bëj që salca të rezultojë paksa e hidhur. Metoda më e mirë do të ishte vendosja e tasit të mikserit dhe teheve të tij për disa orë në frigorifer përpara pregatitjes së pestos dhe në momentin që vendosen të gjithë përbërësit sipas rradhës që u tregua më sipër, të përdoret shpejtësia minimale dhe "grirja" të kryehet me sekonda; dmth grijmë për 2-3 sekonda, bëjmë 5-6 sekonda pushim (në mënyrë që tehet të ftohen) dhe vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kemi përftuar salcën. |
3
Kryer
|
E shërbejmë menjëherë ose e ruajmë në frigorifer në një enë të mbyllur hermetikisht mbuluar me një shtresë të hollë vaji ulliri për maksimumi 2 ditë. Pesto edhe mund të ruhet në akull i ngrirë për ta përdorur atëherë kur kemi nevojë. |
Një koment Fsheh komentet
te lumshin duart