Përbërësit
-
...për rreth 20 petulla
-
500 gr miell 00
-
400 ml ujë i ngrohtë
-
1 lugë çaji maja birre të thatëose 1/2 kubi maja e freskët
-
1 lugë çaji kripë
-
për skuqje vaj luledielli
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Tresim majanë e birrës në ujin e ngrohtë. Hedhim miellin në një tas dhe shtojmë kripën duke e përzierë. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë ujin me maja. E punojmë mirë brumin me dorë derisa të rezultojë homogjen, i butë dhe pak ngjitës në duar. E mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë të vij derisa të dyfishoj vëllimin e tij (1-2 orë). |
2
Kryer
|
E punojmë përsëri brumin me dorë për disa minuta dhe e lëmë sërisht te dyfishoj vëllimin, pra brumi duhet të vijë dy herë. Herën e dytë mos e "shfryni" brumin. Marrim një tas me ujë dhe një lugë brenda tij. E zhysim lugën në ujë dhe marrim pak nga brumi. E hedhim në vajin e nxehtë duke i skuqur petullat nga të dyja anët. Këtë proçedurë mund ta bëjmë edhe me dorë, duke lagur duart me ujë dhe duke marr nga brumi pjesë pjesë. I shërbejmë të ngrohta të shoqëruara me çfarë të na dojë zemra: djathë të bardhë, reçel, mjaltë etj. |