Përbërësit
-
...për 25 pica të vogla:
-
250 gr miell 00
-
250 gr krem djathi
-
50 gr gjalp
-
kripë
-
..për mbushjen:
-
salcë domatesh
-
djathë mocarela
-
rigon i thatë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Vendosim në robotin e kuzhinës kremin e djathit, miellin, gjalpin dhe pak kripë dhe i përziejmë derisa të formohet një top brumi. Nëse brumi ngjit në duar, shtojmë edhe pak miell. E punojmë pak me dorë, e mbështjellim me qese celofoni dhe e vendosim në frigorifer për rreth 20 minuta në mënyrë që hapja e tij të jetë më e lehtë. |
2
Kryer
|
Pasi të ketë kaluar kjo kohë, e hapim brumin në tavolinën e punës të lyer me pak miell dhe formojmë pica të vogla me ndihmën e një forme të rrumbullakët ose të një gote (madhësia sipas dëshirës). I vendosim picat në një tavë të shtruar me letër furre, i lyejmë me një lugë të vogël salcë domatesh, i spërkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 5 minuta. Pas kësaj, i nxjerrim nga furra, shtojmë pak djathë mocarela të grirë, dhe i pjekim sërisht për 10 minuta të tjera. I shërbejmë të ngrohta. |
3
Kryer
|
*Këshillë:Sipas dëshirës picave mund ti shtoni çfarë të dëshironi: copëza proshute, cironka, ullinj, kaperi, salçiçe, domate të thara etj. |
5 komente Fsheh komentet
me falni mundet dikush tme beje dallimin ne mes djathit filadelfia dhe djathit mozzarela. se skam nga keto ane dhe se kuptoj per cilin lloj te djathit behet fjale..
jan 2 gjera shume te ndryhsme era, djathi filadelfja vjen si gjis ne form kremi mund te lyesh dhe buken
jane te shijshme me arome tunduese shija eshte magjike e lehte dhe e adhurueshme per te gjithe pica te vogla me filadelfia nga bred pid
shum e mire
ju lutem mund te
me thoni cfar ky filadelfia se se kam degju nai her