Përbërësit
-
...për 25 qofte të vogla:
-
500 gr mish i grirë viçi
-
2 feta bukë
-
3 vezë
-
100 gr djathë kaçkavall të grirë
-
1 thelpi hudhër
-
1/2 tufe majdanoz i freskët
-
arrë moskatë e grirë
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
...për salcën e domateve:
-
1 litër salcë domatesh
-
2 thelpinj hudhër
-
4-5 gjethe borzilok i freskët
Udhëzimet
Nqs dëshironi, mund t’i skuqni qoftet e vogla në vaj dhe me pas t’i hidhni në salcën e domateve. Gjithashtu mund ta pregatisni ju vetë salcën e domateve të freskët, sipas recetës tonë që do ta gjeni këtu.
Hapat
1
Kryer
|
Thërrmojmë tulin e bukës me dorë. Në një enë të thellë vendosim mishin e grirë, tulin e bukes (të palagur), vezët, majdanozin, djathin kaçkavall të grirë, kripën, piperin, arrën moskat dhe hudhrën e shtypur. |
2
Kryer
|
Me duar të lagura me ujë ose me vaj formojmë disa sfera të vogla sa një arrë dhe i vendosim në një pjatë të cekët njëra pas tjetrës. |
3
Kryer
|
Ndërkohë në një tigan të thellë hedhim 3 lugë vaj në të cilin skuqim thelpinjt e hudhrës të shtypur derisa të marrin ngjyrë të artë, i heqim nga vaji dhe shtojmë salcën e domateve; sa të fillojë zierjen hedhim pak kripë dhe shtojmë pak nga pak qoftet e vogla duke patur kujdes të mos ngjiten. I lëmë të ziejnë për 20 minuta në zjarr të avashëm dhe 5 minuta përpara se t’i heqim nga zjarri, shtojmë gjethet e borzilokut. I servirim qoftet akoma të ngrohta apo i përdorim si salcë për makaronat. |
2 komente Fsheh komentet
keto qoftet do i bej per vitin e ri!
se di po 3 veze jane shume besoj,gjithsesi qoftet jane te mira:)