0 0
Qofte shtëpie sipas mënyrës sime

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr mish i grirë viçi
1 kungull i njomë i vogël
1 spec jeshil
1 qepë
1 vezë
sa të lidhet brumi bukë e tharë e grirë
për skuqje vaj luledielli
1/2 tufe majdanoz i freskët
pak miell
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

27 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
3 gr
Karbohidrate
306
Kalori për qofte

Qofte shtëpie sipas mënyrës sime

Kuzhina::
  • 50 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Qoftet janë një nga gatimet e preferuara të familjes sonë, të cilat im bir mund ti hajë çdo ditë dhe të mos thotë kurrë fjalën që ne nënat nuk do donim ta dëgjonim: “nuk dua më”! Pas shumë eksperimenteve duke shtuar apo hequr përbërës të ndryshëm, përfundimisht kjo është receta të cilën unë e ruaj me fanatizëm dhe sot po e ndaj me ju. Sekreti për një shije fantastike qëndron tek një përbërës: speci jeshil i grirë! Po po! Mishi i grirë me qepën dhe specin formojnë një treshe përbërësish fantastike! Unë i shtoj edhe pak kungull të njomë të grirë shumë hollë, duke dashur kështu të fus sa më shumë perime në përditshmërinë tonë.

Hapat

1
Kryer

Në një tas të thellë, bashkojmë mishin e grirë me vezën dhe me qepën, specin, kungullin të kaluar në mikser. Shtojmë kripë, piper të zi të sapobluar dhe majdanozin e grirë hollë. I përziejmë mirë me dorë, dhe nëse brumi i qofteve rezulton pak i lagësht (nuk duhet të ngjisi në duar), shtojmë 2-3 lugë bukë të tharë të thërrmuar. I bashkojmë shumë mirë të gjithë përbërësit dhe i lëmë të marrin shije për 30 minuta-1 orë në frigorifer.

2
Kryer

Me duar të lagura, formojmë qofte të vogla, i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj luledielli të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët. I heqim nga tigani dhe i vendosim mbi letra kuzhine për ti thithur vajin e tepërt.

I shërbejmë me pilaf, patate të skuqura ose pure patatesh dhe sallatë jeshile.

Tartë me çokollatë dhe fruta pylli
previous
Tartë me çokollatë dhe fruta pylli
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
next
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
Tartë me çokollatë dhe fruta pylli
previous
Tartë me çokollatë dhe fruta pylli
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
next
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here