0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr miell
200 gr gjalp
200 gr sheqer
100 gr mjaltë
150 gr arra
3 vezë
1 e verdhë veze
1 lugë kafe sodë buke
...për sherbetin:
750 ml ujë
750 gr sheqer
1 pako të vogël vanilje vanilje
2 feta limon(a)

Vlerat ushqyese të recetës

9 gr
Proteina
25 gr
Yndyrna
120 gr
Karbohidrate
720
Kalori
Shëndetlie me mjaltë

Shëndetlie me mjaltë

Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për sherbetin:

Udhëzimet

Share

Shendetlia me mjalte, eshte nje recete tipike shqiptare e cila pregatitej kryesisht ne raste festash, sidomos per Vitin e Ri. Per shkak te thjeshtesise se perberesve me te cilen gatuhet, sot mund ta pregatisim ne çdo periudhe te vitit duke sjell ne tavoline shijen autentike te nje embelsire tradicionale.

Hapat

1
Kryer

Rrahim vezet me sheqerin me ndihmen e nje rrahesi elektrik per rreth 5 minuta, derisa te fryhen dhe te jene bere si krem. Shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale, 2/3 e arrave dhe mjaltin. Vazhdoje perzierjen edhe per pak minuta.

2
Kryer

Shtojme miellin e perziere me soden dhe e punojme brumin me kujdes me dore. Brumi nuk duhet te rezultoje elastik dhe perberesit duhet vetem te bashkohen me njeri tjetrin.

3
Kryer

Lyejme nje tave me gjalp e miell dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire. E lyejme siper me nje te verdhe veze dhe i hedhim arrat e mbetura.

E pjekim ne 180°C per 30-45 minuta (ne varesi te furres).

4
Kryer

Kur shendetlia te jete ne gjysmen e kohes se pjekies se saj, pregatisim sherbetin: ziejme ujin me sheqerin, vaniljen dhe limonin.

5
Kryer

Kur te jete pjekur, e nxjerrim nga furra dhe e leme 5 minuta te ftohet. E presim ne rombe direkt te ngrohte. Nderkohe edhe sherbetin e leme te pushoje vetem 2 minuta dhe e sherbetosim direkt shendetlien. E leme te thithi nje pjese te sherbetit para se ti shtojme tjetrin.

Bakllava
previous
Bakllava
Kadaif me arra
next
Kadaif me arra
Bakllava
previous
Bakllava
Kadaif me arra
next
Kadaif me arra

11 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here