Përbërësit
-
3 speca për mbushje
-
3 speca gjatësore
-
300g mish i grirë viçi
-
300g oriz për rizoto (Carnaroli/Arborio)
-
400g salcë domateshose domate të freskëta
-
1 qepë
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
majdanoz i freskët
-
kopër e freskët
-
mente e freskët
Udhëzimet
Specat e mbushura pregatiten ne te gjithe boten ne menyre te ndryshme. Ato jane gjithashtu nje recete tradicionale e kuzhines Shqiptare. Kjo eshte menyra jo vegjetariane sesi ne e gatuajme kete pjate, me mish te grire.
Hapat
1
Kryer
|
Parangrohim furren ne 220°C. |
2
Kryer
|
Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne forme rrethore dhe e vendosim menjane. Kjo do te na sherbeje si "kapak" ne menyre qe gjate pjekies mbushja te mos dal jashte. |
3
Kryer
|
Qerojme qepen, e lajme dhe e presim holle. Te njejten gje bejme edhe me specat gjatesor te cilet do tja shtojme brenda harxhes, pra i pastrojme dhe i presim ne copa te vogla. Ne nje tigan kaverdisim qepen ne vaj ulliri derisa te zbutet, shtojme specat, mishin e grire dhe e leme derisa ky i fundit te kete ndryshuar ngjyre duke e perziere shpesh. Shtojme orizin, salcen e domateve, erezat e fresketa, kripe, piper te zi, 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta. |
4
Kryer
|
Hedhim gjysmen e harxhes ne tave dhe me gjysmen tjeter mbushim specat duke i vendosur kapakun e tyre. Nese na ka mbetur akoma harxhe, e shperndajme njetrajtesisht ndermjet specave. |
5
Kryer
|
Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 30-40 minuta, apo derisa orizi dhe specat te jene zbutur. |