Përbërësit
-
100g oriz kokërrumbullakët
-
300ml ujë
-
1,5 litër qumësht
-
100g sheqer
-
një majë luge kripë
-
vanilje
Udhëzimet
Sultjash i pjekur e kam provuar per here te pare ne vitin 2018 ne Kemer te Turqise. Kujtoj qe me beri aq shume pershtypje, sesi nje embelsire kaq e thjeshte qe ne e gatuajme shume shpesh, vetem duke e pjekur ne furre i ndryshon komplet shija dhe tekstura. Duke qene se kisha qumesht te fresket nga ferma me shumice, e pergatita sot. Per me teper koha gri dhe me shi me beri qe ta shijoja akoma me shume. E shoqerova me kanelle, luleshtrydhe te fresketa dhe fleta bajamesh.
Hapat
1
Kryer
|
Ziejme ne zjarr shume te ngadalte orizin ne uje me nje maje luge kripe. Orizi duhet te shperbehet plotesisht derisa “te ngjiti” ne ene. |
2
Kryer
|
Shtojme qumeshtin, sheqerin, vaniljen dhe vazhdojme zierjen edhe per te pakten 30-40 minuta duke e perziere shpesh. Sultjashi duhet te jete pak i holle, pasi gjate pjekies ka tendencen te trashet akoma edhe me shume. |
3
Kryer
|
E shperndajme sultjashin neper tasa rezistent ndaj nxehtesise (ose tava te vogla) dhe i vendosim ne nje tave te madhe. E mbushim taven gjysem me uje dhe e pjekim vetem ne pjesen e siperme te furres ne temperature 250°C derisa pjesa e siperme te marre ngjyre te kuqerremte. |