Udhëzimet
Bamjet dhe patellxhanet, jane nje nga kombinimet me te shijshme dhe me te dashura te stines se veres. Plot me vlera ushqyese, sot po ja u sjellim te gatuara ne tave. Idealja do te ishte te gatuheshin ne tave balte, e cila i jep nje shije te jashtezakonshme.
Perberesit
- 500gr bamje, te pastruara
- 500gr patellxhan, te prere ne feta gjatesore
- 1 qepe te madhe, te grire trashe
- 4 domate mesatare, te grira ne mikser
- mish viçi i ziere paraprakisht (mund edhe ta pergatisni taven pa mish)
- 100gr djathe te bardhe, te therrmuar
- disa feta domate
- kripe
- piper te zi te sapobluar
- rigon te thate
- majdanoz te fresket, te grire holle
- vaj ulliri ekstra te virgjer
- 4 luge gjelle uthull
Bamjet e pastruara i vendosim ne nje ene me uje te ftohte ku shtojme 2 luge gjelle uthull dhe i leme per 10-15 minuta. Te njejten gje bejme edhe me patellxhanet e prere ne feta per se gjati.
Pasi ka kaluar kjo kohe, i shplajme bamjet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i kaverdisim lehtesisht me dy luge gjelle vaj ulliri ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. I heqim dhe i leme menjane.
Shplajme patellxhanet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre nga te dyja anet. Si alternative mund edhe ti pjekim ne furre ose ti skuqim. I heqim dhe i leme menjane.
Kaverdisim qepen ne vaj ulliri derisa te zbutet duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme domatet e reduktuara ne purè, e rregullojme salcen me kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz te fresket dhe e leme derisa te trashet pak. Ne fund, shtojme edhe mishin e ziere.
Shtrojme ne tave gjysmen e harxhes, hedhim bamje, shtojme gjysmen e mbetur te salces dhe siper vendosim fetat e patellxhaneve te pjekur. I sperkasim me kripe, pak rigon, copeza djathi te bardhe dhe pak vaj ulliri. Sipas deshires mund te vendosim edhe disa feta te holla domate per ti dhene me shume shije. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.