0 0
Tiramisù klasike

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
400 gr biskota Savoiardi
500 gr krem maskarpone
6 vezë
120 gr sheqer
1 filxhan të madh kafe ekspres + 2 lugë sheqer
1/2 filxhani qumësht
për spërkatje kakao

Vlerat ushqyese të recetës

8 gr
Proteina
29 gr
Yndyrna
45 gr
Karbohidrate
465
Kalori për racion

Tiramisù klasike

Një nga ëmbëlsirat italiane më të njohura në botë

Kuzhina::

Për ta pregatitur sipas recetës tradicionale nevojiten biskota Savoiardi, kafe, kakao pluhur, sheqer, maskarpone dhe vezë të freskëta

  • 40 Min
  • Shërbehet per 8 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Në këtë recetë nuk parashikohet përdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse ëmbëlsira i dedikohej si fëmijëve ashtu dhe të rriturve. Në ditët e sotme egzistojnë lloje të ndryshme të Tiramisù-së si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.

Hapat

1
Kryer

E hollojmë kafen ekspres me ujë ose qumësht, i japim shije me 2 lugë sheqer dhe e hedhim në një pjatë të thellë për tu ftohur.

2
Kryer

Me ndihmën e një rrahësi elektrik, rrahim me shpejtësi maksimale të verdhat e vezëve me gjysmën e sheqerit duke formuar një përbërje kremoze dhe me ngjyrë të hapur. Shtojmë pak nga pak kremin maskarpone duke vazhduar rrahjen me shpejtësi minimale derisa të dy kremërat të homogjenizohen plotësisht.

3
Kryer

Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë, dhe pasi të jetë formuar një masë që nuk bie nga ena i shtojmë sheqerin duke e përzjerë edhe për pak minuta. Kremin me të bardhat e vezëve ia shtojmë të verdhave të vezëve me sheqerin dhe maskarponen; në këtë mënyrë kemi përftuar kremin e Tiramisù-së.

4
Kryer

Në tavën ku do të pregatisim ëmbëlsirën (ose në tasa të vegjël individual), hedhim 2-3 lugë krem dhe e shpërndajmë njëtrajtësisht. Zhysim biskotat Savoiardi në kafe për maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njëra pas tjetrës. I hedhim sipër gjysmën e kremit, vendosim një tjetër shtresë biskotash dhe e përfundojmë ëmbëlsirën me kremin e mbetur duke e rrafshuar sipërfaqen me një spatul kuzhine. E spërkasim në sipërfaqe me kakao të hidhur pluhur. E vendosim Tiramisu-në në frigorifer për minimumi 4 orë përpara se ta servirim të prerë në copa.

5
Kryer

*Këshillë:

Duke qenë se vezët nuk gatuhen, ato duhet të jenë shumë të freskëta. Për ti dhënë një shije më të veçantë Tiramisù-së, i hedhim vezëve pak rum apo marsala dhe vazhdojmë proçedurën si më sipër.

Youtube Video

Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)
previous
Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)
Tost në furrë
next
Tost në furrë
Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)
previous
Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)
Tost në furrë
next
Tost në furrë

49 komente Fsheh komentet

Maskarpone eshte nje lloj kremi me i trashe se pana i cili perdoret per embelsira. Mund ta gjesh ne cdo supermarket ne banakun e gjerave te fresketa.

A ka mundesi foto te kesaj krem maskapone te publikoni ose nese e dini si i thon kesaj krem maskapone ne Kosove?

Recetat klasike jane me te mirat!
Edhe une keshtu e bej. Nganjehere i hedh ne shtresen e mesit edhe arra te grira, se ne shqipot i perdorim sh arrat neper embelsira. I shkojne. Ndoshta behet nje cike me e rende, po jemi, qe jemi…! :-))

Tina,
“mascarpone” eshte nje produkt italian. Po te keni supermerkate qe ofrojne mallra italiane atje ne Kosove, me siguri do e gjesh. Bej nje kerkim ne google me fjalen “mascarpone” (shkruajtur me “c” jo me “k”) e do e shohesh qe ky kremi i trashe shitet neper ca si tasa plastike me kapak.

p.s. siti duket se ka receta te perzjedhuara me sqime. first impression, ky.

sapo e futa në frigorifer. kshu me sy mirë duket. ta shohëm nesër. kjo është receta e parë që provoj nga këto tuajat, po jo e para që më ndjell.
përshëndetje

Per ata qe nuk e pelqejne kafen, biskotat savoiardi lagen ne nje perzerje kakao me qumesht e po e njejta procedure si me kafe. Une perdor kakaon ne vend te kafes meqe kafja me ben dem e tiramisu-ja del e perkryer prape se prape 🙂

receta autentike per tiramisu permban edhe rum apo brandy – pa kete, nuk e ka shijen origjinale. keni harruar per kete?

a ka mundesi me qit me foto tiramisun se si pregaditet ma mir kishte qen per neve.ju falemnderit per mirkuptim.tung ju pershendes

pershendetje,,,nese nuk kemi maskarpone si mund te pregatitet ne kushtet e shtepise????pasi kam degjuar qe mund te behet vete duke qene se sot eshte shi dhe sjam duke dale vetem per maskarpone pres pergjigje flm…

Maskarpone eshte nje lloj kremi qe perdoret ne embelsira te ndryshme, nga te cilat edhe ne tiramisu. Mund ta gjesh ne supermarket ne banakun frigoriferik.

pershendetje me intereson per kremin maskarpone ndoshta osht shum e leht po ja qe un nuk po e di mund te me tregoni ju lutem se si pregaditet apo ku mund ta blej ose ka diqka qe ngjan me ket krem flm per mirkuptim pres nje pergjigje nga ju

pergezime per recetat dhe shpjegimin e qarte te tyre. nqs me lejohet do te shtoja 1 perberes qe me siguri i jep shije recetes se postuar nga ju: kur shtresat sperkaten me kakao pluhur, mbi te hidhet dhe kanelle e bluar, (une te pakten e perdor dhe ju siguroj qe rezultati eshte i kendeshem 🙂

une do te keshilloja qe ne vend te biskotave savojardi te perdoren biscotat pavesini,behen shume here me i lehte dhe me i shijshem

Me falni une jam nga tetova ketu kam kerkuar krem mascarpone por nuk kam gjetur askund as biskota savoiardi nuk ka dicka tjeter qe mund ti zavendesoje keto??

si p.sh ne vend biskotave savoiardi ta bej me biskota plazma, dhe ne vend te mascarpone ta bej me hopla per torte

ju lutem pres nje pergjigje…

Lirie, me vjen keq ta them por ne Tetove nuk gjen dot mascarpone. Nuk shitet ne asnje nga supermarket qe keni atje. Un kam bashkeshortin nga Tetova edhe vij shpesh aty, kam kerkuar ne disa markete qe jane ne Tetove por nuk gjendet …porositi ndonje qe vjen nga italia apo nga shqiperia qe ta sjelle.

Ne vend te biskotave SAVOIARDI a mund te perdoren lloje te tjera te biskotave si p.sh Petit Burre, Plazma…etj

Ju pershendes shume dhe me te vertet tiramisu eshte nje torte e vecante per mua, dmth me pelqen me shume, eshte e lezetshme. Une di ta gatuaj, kam ditur ta gatuaj kur isha 12 vjece se me te vertete eshte e lehte per tu pregatitur. Ju uroj per te gjitha recetat se jane vertete te mahnitshme, jeni shume te vecante. Ju pershendes Valentina nga KS.

Mund te perdorim ndonje krem tjeter per tiramisu ne vend te mascarpone si p.sh pana per embelsira apo ndonje krem tjeter sepse sa here kam bere tiramisu e kam bere gjithmone me mascarpone.Pres nje pergjigje ju lutem.

ne fakt ne ks un e kam gjetur mascarpone ne viva market ose ne interex.perndryshe mund te zevendesohet me hopla qe eshte e njejte me ate qe ne shqiperi korrespondon me pana.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here