• Home
  • Ëmbëlsira
  • Tortë me krem pastiçerie, mjedra dhe çokollatë të zezë
0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
130 gr miell 00
70 gr niseshte
120 gr sheqer
100 gr gjalp
3 vezë
1 pako të vogël vanilje
1/2 pako të vogël pluhur pjekës
350 gr krem pastiçerie
2 lugë gjelle reçel mjedre
300 gr mjedra
copëza çokollate

Vlerat ushqyese të recetës

6 gr
Proteina
28 gr
Yndyrna
43 gr
Karbohidrate
447
Kalori për racion
Tortë me krem pastiçerie, mjedra dhe çokollatë të zezë

Tortë me krem pastiçerie, mjedra dhe çokollatë të zezë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Përpara se të fillojmë pregatitjen e tortës, duhet të pregatisim kremin e pastiçerisë sipas recetës që do ta gjeni këtu. Kini parasysh të përgjysmoni sasinë: pra 250 ml qumësht, 1 lugë gjelle plot miell, 3 lugë gjelle plot sheqer, 3 të verdha vezësh dhe vanilje. Kremi duhet të jetë plotësisht i ftohtë..

Hapat

1
Kryer

Pregatisim bazën (kekun):

Rrahim gjalpin me sheqerin me ndihmën e një mikseri elektrik. Shtojmë një nga një vezët, miellin, niseshten, vaniljen, pluhurin pjekës dhe vazhdojmë rrahjen derisa të kemi përftuar një brumë homogjen. E hedhim brumin në një tavë për torta të lyer me pak gjalp e miell dhe e pjekim në 180°C për 20 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht dhe e kthejmë përmbysë.

2
Kryer

Pregatisim tortën:

E lyejmë sipër kekun me reçel mjedre duke e shpërndarë njëtrajtësisht. Përhapim kremin e pastiçerisë tashmë të ftohur (mund të përdorni edhe puding vanilje nga ato pakot që pregatiten vetëm me qumësht) dhe sipër e zbukurojmë sipas dëshirës me mjedra të freskëta dhe fleta çokollate.
Kjo tortë mund të pregatitet me çdo lloj frute, vetëm keni kujdes që shija e frutave të freskëta dhe reçelit të jetë e njejtë.

Makarona dore (tagliatelle) me pançetë, speca të kuq dhe erëza të freskëta
previous
Makarona dore (tagliatelle) me pançetë, speca të kuq dhe erëza të freskëta
Lulelakër e skuqur me vezë
next
Lulelakër e skuqur me vezë
Makarona dore (tagliatelle) me pançetë, speca të kuq dhe erëza të freskëta
previous
Makarona dore (tagliatelle) me pançetë, speca të kuq dhe erëza të freskëta
Lulelakër e skuqur me vezë
next
Lulelakër e skuqur me vezë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here