Përbërësit
-
Për një tavë me madhësi 17x20cm
-
...për pandispanjën:
-
4 vezë
-
115gr miell
-
4 lugë gjelle rrafsh sheqer
-
një majë luge kripë
-
1 pako e vogël pluhur pjekës
-
...tjetër:
-
500ml qumësht
-
100ml krem pana për ëmbëlsira
-
200gr qumësht të kondesuar (Panda)
-
400gr salcë karameli
Udhëzimet
Torta e ftohte Trilece ose ne gjuhen origjinale “Pastel de Tres Leches” e ka marre kete emer pikerisht nga 3 llojet e qumeshtit qe ajo perdor (leche ne spanjisht do te thote qumesht). Egziston akoma konflikti se cili vend e krijoi i pari qe ne vitet 1900. Mendohet te kete ardhur nga vendasit e Nikaraguas apo te Meksikes, por versioni i dyte ka themele me te forta. Kjo embelsire shijohet shume edhe ne Kube, Porto Riko, Guatemale dhe… sigurisht ne Shqiperi!
Hapat
1
Kryer
|
Fillimisht ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve. Duhet te kemi shume kujdes qe te dyja te jene ndare ne menyre perfekte, por mbi te gjitha asnje pike nga e verdha te mos jete tek e bardha. |
2
Kryer
|
Shtojme sheqerin dhe te verdhat e vezeve duke e rrahur edhe per maksimumi 5 sekonda. Shtojme miellin dhe pluhurin pjekes te situr dhe e perziejme masen me kujdes me ndihmen e nje spatule ne menyre qe volumi te mos bjere. |
3
Kryer
|
Vendosim nje leter furre vetem ne bazen e taves dhe shtojme brumin duke e niveluar mire. E pjekim pandispanjen ne 180°C per 25-30 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte te lehte ne siperfaqe. |
4
Kryer
|
Pasi pandispanja eshte pjekur, e nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje 10 minuta. |
5
Kryer
|
Nderkohe bashkojme qumeshtin me panen dhe qumeshtin e kondesuar duke i perziere mire me njeri tjetrin. |
6
Kryer
|
Nxjerrim pandispanjen me kujdes nga tava dhe e kthejme permbyse, pra pjesa e siperme duhet te jete poshte. Kjo behet per shkak se kjo pjese eshte me e forte dhe duhet te regjet per nje kohe me te gjate ne qumesht. Nese nuk do ta kthenim pandispanjen, atehere do te na rezultonte pjesa e siperme e forte dhe pjesa e poshtme e qullet. |
7
Kryer
|
E çpojme siperfaqen e pandispanjes ne disa vende me ndihmen e nje shkopi dhe shtojme 3 llojet e qumeshtit. Ne fillim mund te duket sikur ka shume qumesht, por me kalimin e kohes pandispanja do ta thithi qumeshtin, do fryhet dhe masa do te rezultoje perfekte. |
8
Kryer
|
Hedhim siper salcen e karamelit duke e shperndare njetrajtesisht. Sipas deshires mund te bejme dekorin karakteristik te trileçes me pak çokollate te bardhe te shkrire. |
3 komente Fsheh komentet
Super
eshte nje super recete gatimi e dua shume embelsiren trileqe ,super bravoo.
Faleminderit Kenza