0 0
Salcë xaxiqe

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
400 gr kos i trashë grek
4 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle limon (lëngu)
1 kastravecë
1 tufë kopër e freskët
kripë
piper i bardhë

Vlerat ushqyese të recetës

11 gr
Proteina
14 gr
Yndyrna
6 gr
Karbohidrate
191
Kalori për racion

Salcë xaxiqe

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Origjina e fjalës xaxiqe, vjen nga turqishtja e vjetër "cacik", një ushqim të cilin turqit e përdornin për tu freskuar gjatë ditës duke përzierë kos, ujë, hudhra dhe bukë: kjo është paraardhësja e xaxiqit të sotëm, e cila në Bullgari njihet me emrin tarator.

  • 15 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Është e pamundur të shkosh në Greqi dhe të mos shijosh këtë salcë fantastike e cila përveçse është një antipastë tipike e këtij vendi, shërben edhe si shoqëruese e Sufllaqes greke. Por ajo mund të shoqërojë çdo pjatë; duke filluar nga mishi, peshku e duke përfunduar tek Sallata Greke apo orizi.

Një nga vetitë e saj është se mund të ruhet në frigorifer për rreth një javë nga momenti i pregatitjes: në këtë mënyrë do të kurseni kohë dhe do të shijoni një fetë buke të thekur me xaxiqe kur të ktheheni në shtëpi të uritur.

Hapat

1
Kryer

Si fillim, grijmë kastravecin në fije të trasha nga ana më e trashë e grirëses dhe shtrydhim me dorë lëngun që ai lëshon, ose nqs kemi kohë e lëmë të kullojë mbi një pecetë të pastër. Grijmë hudhrat shumë hollë apo mundësisht i kalojmë në mikser për të përftuar një krem nga to.

2
Kryer

Në një tas mesatar, bashkojmë kosin grek me kastravecin, hudhrat, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe koprën. E rregullojme salcën me kripë dhe piper, e mbulojme tasin me letër transparente dhe e fusim në frigorifer për të paktën 1 orë në mënyrë që shijet të bashkohen me njëra tjetrën.

E servirim të zbukuruar me gjethe mente dhe disa kokrra ullinj të zinj.

3
Kryer

*Këshillë:

Për pregatitjen e xaxiqes duhet përdorur kos grek i cili është mjaft i trashë dhe i yndyrshëm, por në pamundësi të tij këtë recetë mund ta pregatisim edhe me kos normal të cilin do e lëmë të kullojë një natë në një pecetë të pastër për t'i hequr të gjithë ujin e tepërt.

Saganaqi (djathë i skuqur grek)
previous
Saganaqi (djathë i skuqur grek)
Japrak me gjethe rrushi
next
Japrak me gjethe rrushi
Saganaqi (djathë i skuqur grek)
previous
Saganaqi (djathë i skuqur grek)
Japrak me gjethe rrushi
next
Japrak me gjethe rrushi

2 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here