Përbërësit
-
1 brokolimesatare
-
3 patatetë mëdhaja
-
100 gr pançetë e tymosur
-
50 gr djathë guda i grirë
-
1 lugë gjelle gjalp
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë, pastrojmë dhe ndajmë në lule mesatare brokolin.Presim në feta të trasha patatet. I ziejmë të dyja bashkë në ujë me kripë për 5-7 minuta, derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen. |
2
Kryer
|
Lyejmë me gjalp një tavë qelqi dhe alternojmë brokolit dhe patatet, i shtojmë sipër pançetën e prerë në kubik të vegjël dhe i spërkasim me djathin guda. I vendosim në furrë të parangrohur në 200 °C për rreth 20 minuta duke i shërbyer shumë të nxehta. |
16 komente Fsheh komentet
Ne kete website njeriu mund te gjeje receta te llojllojshme dhe te shijshme, e per qdo kuzhiniere nje faqe e tille eshte mase e mireseardhur. Por , ajo qa une dua te them eshte se shumica e recetave jane te pa qarta. Ju lutem , nese mendoni se keni hapur kete faqe qe te gjithe te jene te knaqur , atehere behuni me te kjart , egistojn kllapat ku mund ta fusni fjalen adekuate ne to . me keto spjegime te juaja (te paqarta) 90% te lexuesve veq do ta shfletojn kete faqe.
Te lutem e dashur Aida, na thuaj cfare konkretisht eshte e paqarte per ty?
Pershendetje
A ka mundesi te me beni te qart se qka eshte panceta…. Ju faleminderit;
BRAVO MIKI……….qka eshte panceta as une nuk e kuptoj…flm.
Ke te drejt Aida, edhe mua shum me pelqen kjo faqe se ka shum receta te ndryshme e te veqanta, por shume e shum gjera qe marin pjes ne recet nuk i kuptoj se qka jan, disa si duken jan edhe ne gjuh te huaja !!!
pancetta eshte mish derri (proshuto)
Po panceta eshte mish derri,i prere ne copa te vogla,por mund te gjendet edhe feta.Mund ta gjesh afumicato[te tymosur] dhe dolce[normale].Ne qofte se nuk shitet ne dyqanet tona,mund te kerkoni ne supermerkatot italiane ,qe mendoj se ndodhen ne Shqiperi.
Urime per web e mrekullueshem tek une gatuaj.com. Nuk e kuptoj ate Aiden pasi do te qartesohet per gjerat te cilat nuk i duken asaj te qarta.
Jeni te mrekullueshem dhe ju falenderoj sinqerisht pasi cdo dite klikojme ne kete faqe dhe e zgjidhim problemin e gatimit. Ne 2011 nuk dihet se kush eshte panceta….
Urime stafit te ketij Web-i te mrekullueshem
jeni te mrekullueshem dhe ajo qe shkruani eshte shume e sakte dhe kuptueshme ,urime!
Me fal Mimi,por ske pse i ofendon njerezit,po te kesh pak kulture meqe sic thua jemi ne 2011,atehere nuk do ofendoje…eshte mese normale mos ta dish c’eshte panceta,jo te gjithe jetojne ne itali dhe dine italisht ne radhe te pare,ne radhe te dyte s’me duket aspak befasuese,qe njerezit mos ta dine cdo te thote panceta apo edhe fjale te tjera te huaja.Jemi shqiptare dhe mire eshte qe te perdoren fjalet shqip,po fatkesisht jetojme ne nje kohe qe njerzit kane harruar gjuhene tyre dhe u duket me e mire e huaja…nejse nuk eshte mire ti ofendosh njerezit,ajo ida thjesht beri nje kerkese,ty ska pse te te djegi.
Kalofshi mire!
Per te gjithe ju qe keni informacion: a mund te ma perktheni “panceta” ne shqip?
Ok, eshte shume e drejte nderhyrja Juaj koko, por jane ca fjale qe ne tashme i kemi huazuar apo marre nga gjuhet e huaja pasi eshte bere “tradite” ne shqiperi. Nuk e kisha per ofendim per asnjeri, se nuk e luaj mire kete rol. Megjithate Ju kerkoj sinqerisht ndjese.
Edhe une personalisht kam ca fjale te pakuptueshme sidomos tek erezat qe perdoren ne gatime, por mendoj qe kjo ndihme qe po na dhuron kjo faqe interneti eshte per t’u marre seriozisht.
Duke Ju kerkuar ndjese Ju uroj nje dite te mbare dhe gatim te kendshem.
Falenderojme stafin e ketij web-i
Per Unegatuaj: pancetta ne shqip do te thote proshute(mund ta specifikosh,psh proshute e tymosur,plus lloje te tjera).Nuk eshte aspak gje e keqe qe perdorni terma te huaj,por mundesisht(flas ne emer te atyre qe nuk i kuptojne) vendosni ne kllapa edhe fjalen shqip.
Mimi: po,e di ate qe ne kemi huazur j ca fjale po ne avash avash po harrojme shqipen,dhe ne kete rast nuk po flas per juve,por ne pergjithsi,duke u nisur qe nga TV qe dita dites po harrojne te flasin shqip,po ama duhet te dime qe kjo gje nuk este aspak e mire dhe nuk tregon kulture,perkundrazi..
Replikova per arsyen se ne kete faqe shikojne grupmosha te ndryshme,por jo te gjithe dine nje gjuhe te huaj,dhe nuk eshte mire te cuditesh kur x person pyet cfare eshte kjo apo ajo.
Sa per faqen,eshte shume shume e mire,dhe shume flm autoreve,ka me te vertete receta shume te shijshme.
Kalofshi mire!
Dallimi në përdorimin gjatë gatimit të pancetës dhe proshutës është i dukshëm.E vërtetë që të dyja llojet janë mish i tymosur,por panceta është dhjam me shtresa mishi të hollë dhe është pjesë barku e bagëtisë(sidomos derrit).Proshuta është mish i tymosur,por zakonisht nga pjesë kofshe të bagëtisë.Pançeta,përpos gatimeve të tjera,përdoret për mbështjelljen e mishit gjatë pjekjes….
Unëgatuaj jeni të mrekullueshëm me reçetat e shumta…
Desha te nderhyj edhe un per Panceten, ndryshe i thuhet edhe shpek, eshte mish derri me dhjam.
Great cartoon – my 5 year will love this, her two fave things chocolate and dandelion blowing – I hasten to say she’s not allowed as much chocolate as she’d like.