Përbërësit
-
500 gr miell
-
250 gr gjalpë i ftohtë
-
200 gr sheqer pluhur
-
4 e verdhë veze
-
vanilje ose pak lëkurë limoni
Udhëzimet
Është shumë i përdorur në pastiçeri për të pregatitur krostatat me fruta të ndryshme, megjithatë duhet patur pak kujdes në pregatitjen e tij në mënyrë që të dali sa më kompakt dhe të jetë relativisht i lehtë për tu punuar.
Hapat
1
Kryer
|
Për të pregatitur brumin e shkrifët, vendosim miellin, pak kripë dhe gjalpin e ftohtë në mikser, duke i grirë të gjitha bashkë derisa brumi të jetë bërë si rërë. Masën e mësipërme e vendosim në tavolinën e punës, hapim një gropë në mes në të cilën hedhim të verdhat e vezëve, sheqerin pluhur, vaniljen ose lëkurën e limonit të grirë dhe i bashkojmë të gjitha shpejt derisa të formojmë një brumë kompakt dhe mjafueshmërisht elastik. |
2
Kryer
|
Formojmë me brumin një sfertë të madhe, e mbulojmë me letër transparente dhe e vendosim në frigorifer për të paktën gjysmë ore. Pasi të kaloj kjo kohë, brumi i shkrifët do jetë gati për t'u përdorur në receta të ndryshme. |
3
Kryer
|
*Këshillë:Për një brumë të shkrifët akoma më të mirë, mund të përdorim miellin pa gluten i cili e bën përbërjen më elastike dhe nuk lejon që ai të thërrmohet gjatë punimit. Por edhe nëse kjo e fundit ndodh, mjafton ti shtojmë brumit pak ujë të ftohtë ose gjysmë të bardhë veze për ta bërë më kompakt. Të drejtat e imazhit i përkasin: www.domenicacooks.com |
8 komente Fsheh komentet
si gatuhen kroasantat the a gatuhen me ket brum ??kam provuar disa her po nuk ka funksionuar…me gjersisht tregona dhe me te vertet te dalin si kroasanta jeni nr 1
Kroasantet nuk gatuhen me brumin e shkrifet, krostatat po! Kroasantet pregatiten ne menyre te perkryer me brume sfoljat… mund ta gjesh te gatshem ne pazar ose mund ta pregatitesh vet sipas recetes qe do ta publikojme ne ditet ne vazhdim.
faleminderit shummm shummm…..jeniii me te miret :):)
psenuke kenii qit hala kroasantat perdit po hi em kqyr edhe hala si eknii qit ju luuteemmm qitni ma se marovaa…:@
nuk arrij dot kurr per nje breum perfekt picash.mund te kem nje recet tuajen
po per te gatuar dicka te kripur si i behet?apo nuk shtojme sheqerin pluhur?
pershendetje , ky brum a nuk permban kripe?
@Amar, ky brum perdoret si per embelsira ashtu dhe per torta te kripura, prandaj nuk permban kripe.