Përbërësit
-
...për brumin:
-
600 gr miell i tipit 2ose miell normal
-
350 ml ujë i ngrohtë
-
1 lugë çaji kripë
-
2 lugë gjelle vaj luledielli
-
për hapjen e petëve niseshte
-
për lyerjen midis petave gjalp
-
100 ml qumësht
-
...për mbushjen:
-
800 gr tul kungulli
-
100 gr djathë i bardhë
-
3 vezë
-
150 ml qumësht
-
100 gr ajkë qumështiose gjalp i butë
-
2 lugë gjelle miell
-
kripë
Udhëzimet
Byreku eshte nje nga gatimet tradicionale me te njohura te kuzhines Shqiptare, i servirur ne pothuajse çdo rast. Receta me kungull qe po ju paraqesim me poshte, mund te sherbehet si e embel (duke i shtuar 3 luge sheqer harxhes) ashtu dhe e kripur (duke shtuar pak djath te bardhe sipas deshires).
Hapat
1
Kryer
|
Pregatisim mbushjen duke rrahur ne nje tas vezet. Shtojme qumeshtin, miellin, gjalpin e bute ose ajken e qumeshtit, kripen, purène e kungullit dhe djathin e therrmuar. I perziejme shume mire dhe e leme mbushjen menjane nderkohe qe pregatisim brumin. |
2
Kryer
|
Hedhim miellin ne robotin e kuzhines ose ne tavolinen e punes nese do ta punojme brumin manualisht dhe shtojme kripen. Fillojme perzierjen duke shtuar ujin pjese pjese. Shtojme edhe vajin i cili do te ndihmoje qe petet te hapen me lehtesisht dhe te behen me te shkrifta. Vazhdojme te punojme brumin derisa te rezultoje homogjen dhe te mos ngjise ne duar. E transferojme brumin ne tavolinen e punes dhe e punojme edhe per disa minuta me dore ne menyre qe te behet elastik. |
3
Kryer
|
E ndajme brumin ne 10 kuleç te vegjel te cilat i mbulojme me nje pecete te paster ne menyre qe te mos thahen. Nisim me hapjen e peteve duke sperkatur tavolinen e punes me niseshte. Hapim çdo kulaç sa pellemba e dores duke i vendosim njeri siper tjetrit dhe duke i lyer midis tyre me gjalpe te shkrire. Nga 5 peta te vogla te hapura do te perftojme nje pete te madhe te cilen e hapim pak a shume sa madhesia e tepsise. |
4
Kryer
|
Lyejme me gjalpe taven ku do te pjekim byrekun dhe shtrojme peten e madhe qe kemi hapur duke e rregulluar me dore. Shtojme mbushjen me kungull duke e perhapur njetrajtesisht mbi te gjithe peten. Siper vendosim edhe 5 petet e tjera te hapura ne te njejten menyre. |
5
Kryer
|
Presim anet e byrekut dhe i palosim qe mbushja te mos dal gjate pjekies. E presim ne copa ose racione (12), por duke pasur kujdes te mos e çojme thiken deri ne fund. E sperkasim ne siperaqe me 100 ml qumesht dhe pak gjalp. E pjekim ne 200°C per 40-45 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te arte. Pas pjekies sipërfaqen e lagim me pak ujë dhe e mbulojmë me pecetë të pastër. E lëmë të pushojë 10-15 mintua përpara se ta sherbejme. |
3 komente Fsheh komentet
është shumë i mirë dhe e kam provuar disa herë.
Po çokollates se nxehte do tia nxirrni receten?
@Envagjelia, receten e çokollates se ngrohte e ke tashme te postuar ne faqen tone:
http://www.unegatuaj.com/cokollate-e-ngrohte-e-bere-ne-shtepi/