Përbërësit
-
1 petë sfoljatë
-
300g spinaq i ngrirë
-
200g gjizë
-
1 luge kafe mendërz e thatë
-
1 e bardhë veze
-
fara susami
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Byreket me pete sfoljate te mbushur me gjize e spinaq pergatiten shume shpejt, me pak perberes dhe jane tejet te shijshem!
E di qe byreku i bere me pete te terhollura ne shtepi ka nje tjeter shije, mbase me te mire per disa. Por midis punes, femijeve, familjes dhe detyrave te tjera, jo te gjithe kane kohe te rrine me ore ne kuzhine.
Prandaj kjo recete eshte per ju, qe ashtu si une mundohen te optimizojne kohen ne dispozicion duke sjelle ne tavoline nje recete super te shijshme dhe super te shpejt.
Hapat
1
Kryer
|
Gatuajme spinaqin e ngrire me pak uje ne nje tigan ne zjarre te ulet me kapak mbyllur derisa te shkrihet plotesisht. Spinaqi duhet te rezultoje pothuajse i thate, keshtu qe nese e shohim te nevojshme, e gatuajme edhe per disa minuta te tjera me kapak hapur. Nese perdorni spinaq te fresket, e lajme, e presim holle dhe e gatuajm me pak uje dhe vaj ulliri ne tigan derisa te ule vellimin e tij. |
2
Kryer
|
Spinaqit i japim shije me kripe, piper dhe i shtojme gjizen dhe nenexhikun duke i perziere mire. Ne vend te gjizes mund te perdorim edhe gjize kremoze pa kripe (rikota) apo djathe te grire. |
3
Kryer
|
Vendosim peten sfoljate ne tavolinen e punes dhe e ndajme ne 4 pjese te barabarta. Ne secilen pjese (qe ka formen e nje shiriti) vendosim pak mbushje me spinaq duke lene hapesire ne te katerta anet. E mbyllim secilin byrek duke ushtruar pak presion tek anet ne menyre qe mbushja te mos dale. E zgjasim pak me dore derisa te formohet nje shirite dhe e rrotullojme rreth vetes ne forme kermilli. (per ta kuptuar sa me mire kete proçese, shikoni videon bashkengjitur) |
4
Kryer
|
Rrahim nje te bardhe veze dhe lyejme me te byreket ne siperfaqe. I sperkasim bollshem me fare susami dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta apo derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. |