Përbërësit
-
1 petë brumi Brisè
-
100 gr sheqer
-
100 gr bajame të bluara
-
150 gr miell 00
-
200 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
200 gr reçel pjeshke
-
4 mollë
-
2 lugë gjelle lëng limoni
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
E hapim petën në një tavë të lyer me pak gjalpë e miell (ose me spray kundrangjitjes për gatim) dhe e çpojmë me dhëmbët e një piruni. E lyejmë me reçel duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen. Qërojmë mollët duke i prere ne feta të holla. I lagim me lëngun e limonit në mënyrë që të mos nxihen dhe i vendosim sipër shtresës së reçelit. |
2
Kryer
|
Formojmë brumin: bashkojmë në një tas miellin, miellin e bajameve, gjalpin dhe sheqerin dhe e punojmë brumin me dorë derisa të kemi formuar thërrime. I hedhim thërrimet e brumit sipër mollëve duke i ngjeshur shumë pak me dorë. E pjekim ëmbëlsirën në furrë të parangrohur në 180°C për 30 minuta. E konsumojmë të ngrohtë ose të ftohtë sipas dëshirës. |