Përbërësit
-
4 fileto viçi
-
250 gr salcë domatesh
-
3-4 fileto cironketë shpëlarë nga kripa
-
2 lugë të vogla kaperitë shpëlarë nga kripa
-
1 thelpi hudhër
-
1 tufë majdanoz i freskët
-
3 lugë gjelle vaj ulliri
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Në një tigan në zjarr mesatar kavërdisim në vaj ulliri hudhrën e plotë të shtypur dhe açuget duke i lëmë për disa minuta derisa këto të fundit të shpërbëhen plotësisht. Heqim hudhrën nga zjarri dhe shtojmë filetot e viçit të cilat i kemi rrahur paraprakisht. I skuqim nga të dyja anët për pak minuta. Në këtë moment shtojmë salcën e domateve dhe kaperit dhe vazhdojmë gatimin edhe për 5 minuta të tjera duke i rregulluar të gjitha me kripë, piper dhe majdanoz. E servirim këtë pjatë të ngrohtë duke e spërkatur me pak majdanoz të grirë hollë. |
3 komente Fsheh komentet
me fal po ca eshte filetoja e acuges…se nuk e kam iden
po edhe une nuk e kuptoj kete fileton e açuges, si dhe kaperin.
@Marina, acuge eshte nje lloj peshku si sardelja por me e vogel, mund ta gjesh ne cdo supermarket. Shiten nen vaj apo nen kripe me kavanoza te vegjel. Ndersa kaperit jane boce te pacelura te nje lloj bime, i gjen edhe keto ne supermarket nen shellire.