2 1

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 pulë e plotë e vogël, 1-1.2kg
400 gr jufka
100 gr gjalp
disa degë trumëz
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

48 gr
Proteina
27 gr
Yndyrna
74 gr
Karbohidrate
738
Kalori për person
Jufka dibre me pulë

Jufka dibre me pulë

tradita dibrane

Të përdorura shumë në Dibër, jufkat janë makarona artizanale të pregatitura vetëm me miell, vezë dhe qumësht. Receta e mëposhtme është tepër e shijshme duke kombinuar mishin e pulës dhe jufkat në një pjatë të vetme.

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Ziejmë pulën në ujë me kripë në tenxhere me presion për 15 minuta. Unë përdor pulë të ushqyer me misër, nga ato të verdhat, pasi janë më të shijshme.

Më pas e ndajmë në copa, ose sipas dëshirës e lëmë të plotë.

2
Kryer

Në një tavë vendosim makaronat dhe i spërkasim me gjysmën e gjalpit në sipërfaqe. I pjekim në 250°C derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë nga të gjitha anët duke i përzierë herë pas here. Shtojmë lëngun e pulës të kulluar derisa jufkat të mbulohen një gishtë poshtë nivelit të tyre (mua mu nevojitën 5 filxhan çaji), vendosim copat e pulës në sipërfaqe, disa degë trumëz, pjesën tjetër të gjalpit dhe e pjekim për 20-25 minuta, derisa makaronat ta kenë thithur komplet lëngun.

3
Kryer

Ky është varianti sesi i pregatis unë jufkat me pulë në furrë. Sipas dëshirës mund ti shtoni qepë të skuqura pak në gjalpë, domate, rigon etj. Ne na pëlqenë e aromatizuara vetëm me pak trumëz.

Salcë me limon
previous
Salcë me limon
Granita me kafe
next
Granita me kafe
Salcë me limon
previous
Salcë me limon
Granita me kafe
next
Granita me kafe

7 komente Fsheh komentet

Si behen jufkat me me hollesi, masat, sa miell, sa veze, sa qumesht, si behet brumi, i hap me okllai apo i ben me dore etj.

cfare jane jufkat ju lutem? Mos jane gje “rosnicat” sic i themi ne nga jugu:) e kam fjalen qe behet brumi me veze,e dhe e ndan ne kokrriza te vogla,apo e kam gabim? Na i shpiegoni pak receten e jufkave po patet mundesi.Flm.

Ju lutem numrin e telefonit te fabrikes se jufkave ne Diber ose ku mun ti blej ato /ne cilen shitore ju furnizoni jufkat ne Shkup / te cilat muj me i ble. Jetoj ne Prishtine keshtu qe ma let muj me i ble ne Shkup. Faliminderit per mirkuptim.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here