1 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për një formë plumcake:
150 gr miell 00
230 gr sheqer
150 gr çokollatë e zezë
1 avokado e pjekur e pjekur
3 kungull i njomë të vegjël
2 vezë
50 gr kakao
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji vanilje
1/2 luge çaji kripë

Vlerat ushqyese të recetës

9 gr
Proteina
19 gr
Yndyrna
79 g
Karbohidrate
494
Kalori për racion
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë

Kek me avokado dhe çokollatë të zezë

Asnjë pikë yndyrë e shtuar përveçse asaj që përmban natyralisht avokado. Ka një shije spektakolare dhe shoqërohet mrekullisht me akullore. Padyshim që ky është keku më i shëndetshëm që kam pergatitur ndonjëherë!

Përbërësit

  • ...për një formë plumcake:

Udhëzimet

Share

Ju ka shkuar ndonjehere ndermend te perdorni kungullin e njome dhe avokadon ne nje embelsire? Nese jo, duhet patjeter te provoni kete kek me çokollate! Me besoni qe butesia dhe aroma e tij ndersa piqet, do ti bej te gjithe te harrojne qe ne brendesi ndodhen edhe fruta edhe perime… Per me teper ne kete recete nuk eshte perdorur as vaj dhe as gjalpe, vetem yndyra qe permban natyralisht avokado, qe eshte super e shendetshme!

Hapat

1
Kryer

Parangrohim furrën në 180°C.

Veshim me letër furre një tavë drejtkëndëshe për plumcake, ose e lyejmë me sprai kundra ngjitjes.

2
Kryer

Në një tas të madh bashkojmë kungujt e njomë të grirë në rende me vezët dhe sheqerin.

Në një tjetër tas bashkojmë përbërësit e thatë: miellin, kakaon, pluhurin pjekës, kanellën, vaniljen dhe kripën. Shtojmë në fund edhe çokollatën e zezë në copa të vogla, ose mund ta kalojmë në mikser dhe ta reduktojmë në pluhur.

3
Kryer

Bashkojmë përbërësit e thatë me ata të njomë dhe e përziejmë brumin mirë.

E hedhim në formë dhe e pjekim për 40-45 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht përpara se ta shërbejmë të prerë në feta. Shoqërohet mrekullisht me akullore me vanilje!

Qofte shtëpie sipas mënyrës sime
previous
Qofte shtëpie sipas mënyrës sime
Briosh shtëpie
next
Briosh shtëpie
Qofte shtëpie sipas mënyrës sime
previous
Qofte shtëpie sipas mënyrës sime
Briosh shtëpie
next
Briosh shtëpie

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here