0 0
Krem shantili

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

...për 250 gr krem shantili:
250 ml krem pana për ëmbëlsira nga frigoriferi
50 gr sheqer pluhur
1 majë luge vanilje

Krem shantili

Karakteristikat::
  • Pa gluten

Kremi Shantili, i krijuar nga francezi François Vatel në shekullin e XVII, është i përbërë nga pana e freskët e rrahur, vanilje dhe sheqer pluhur në raportin 5 pana dhe 1 sheqer.

  • 10 Min
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për 250 gr krem shantili:

Udhëzimet

Share

Duke qenë një nga kremërat më të përdorur në pastiçeri, përveçse përdoret i vetëm nëpër ëmblësira të ndryshme, shpesh bashkohet edhe me Kremin e pastiçerise për të formuar Kremin diplomat

Hapat

1
Kryer

Në një tas të madh, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik me shpejtësi maksimale kremin pana derisa të trashet. Shtojmë sheqerin pluhur të situr dhe vazhdojmë rrahjen derisa kremi të ketë arritur trashësinë e dëshiruar. Shtojmë së fundi edhe vaniljen pluhur, dhe e rrahim edhe për 3 apo 4 sekonda të tjera.

2
Kryer

Kremi shantili mund të pregatitet maksimumi një ditë përpara përdorimit, dhe të ruhet në frigorifer i mbuluar me letër celofoni. Nëse para përdorimit vëmë rë që në sipërfaqe të tij është formuar një lëng, pra është ndarë kremi nga uji, vazhdojmë rrahjen edhe për pak çaste derisa kremi të rezultojë homogjen.

Qofte me mish të grirë në salcë domatesh
previous
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh
Kremi diplomat
next
Kremi diplomat
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh
previous
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh
Kremi diplomat
next
Kremi diplomat

4 komente Fsheh komentet

Une vdes per torta dhe kjo recete me pelqeu shume, e bashkova me krem pastiqerie dhe kam bere 1 torte super… ju falenderoj per recetat e shijshme qe publikoni…

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here