0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr peta për lazanja
1 litër salcë beshamelë
1 kg salcë ragu bolonjeze
250 gr djathë kaçkavall të grirë

Vlerat ushqyese të recetës

38 gr
Proteina
63 gr
Yndyrna
59 gr
Karbohidrate
956
Kalori për racion
Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)

Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)

Lazanja Bolonjeze është një pjatë tipike e kuzhinës italiane, më konkretisht e qytetit të Bolonjës, e cila është kthyer në një simbol të këtij shteti në mbarë botën. Për të përftuar një pjatë sa më të shijshme, sekreti kryesor qëndron në pregatitjen e ragu'së bolonjeze, pra zgjedhja me kujdes e mishit me të cilën kjo salcë kaq e shijshme do të gatuhet.

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Pregatisim salcën me mish të grirë, ose ragunë bolonjeze sipas recetës sonë të cilë do ta gjeni duke klikuar këtu.

Pregatisim edhe salcën beshamelë sipas recetës që do ta gjeni këtu.Salca beshamelë duhet të rezultojë pak më e lëngshme se zakonisht, në mënyrë që petët e lazanjës të zbuten dhe të piqen në të njëjtën kohë.

Hapat

1
Kryer

Në momentin që këta dy përbërës janë gati, fillojmë me pregatitjen e lazanjave: marrim një tavë me përmasa 20x30cm të cilën e lyejmë fillimisht me pak vaj ulliri dhe më pas shpërndajmë në fundin e tavës disa lugë ragu. Kjo nuk do të lejojë që fundi i lazanjave të digjet gjatë pjekjes.

2
Kryer

Shtrojmë petet e lazanjës duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës, i mbulojmë me disa lugë salcë beshamelë, me ragunë bolonjeze dhe së fundi me djathë kaçkavall të grirë. Duhet të krijojmë minimumi 4 shtresa plus sipërfaqen, prandaj mundohemi ti ndajmë këta përbërës në 5 pjesë. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të gjithë përbërësit të kenë përfunduar dhe së fundi e lyejmë lazanjën në sipërfaqe me salcën beshamelë të mbetur dhe e spërkasim me djathin kaçkavall.

3
Kryer

E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 200°C për 30-35 minuta derisa sipërfaqa të ketë marrë ngjyrë të artë. E shërbejmë të vakët.

Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)
previous
Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)
Pilaf me gjalp
next
Pilaf me gjalp
Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)
previous
Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)
Pilaf me gjalp
next
Pilaf me gjalp

22 komente Fsheh komentet

@Lola, e kam theksuar ne paragrafin e dyte te recetes: petet e lazanjes nuk i ziejme paraprakisht, por pregatisim salcen bolonjeze dhe salcen beshamele me te holle se zakonisht e cila do ti lejoj edhe te piqen edhe te zihen njekohesisht. Ne rast se deshiron ti ziesh, perveloj ne uje te nxehte per rreth 3 minuta nje nga nje dhe leri te thahen mbi nje pecete te paster.

eshte vertete shume interesante dhe e thjeshte per tu gatuar mjafton te kesh durim dhe deshire per te gatuar.
Kam pershtypjen qe te gjitha amvisat do ta pelqejne kete recete gatimi dhe me zi po pres ta shijoj.

Po korigjoj receten!
Nuk eshte djath kackavall por eshte djath Parmigiano Reggiano… Ne pamundesi te ketij te dytit mund te perdorni kackavallin!

Receta eshte fantastike, shume e shijshme po kam nje lutje nese keni mundesi me ma spjegu si behet kous kous. Ju falemderit paraprakisht, ju pershendes.

Bravo per recetat ideale qe jepni, jam shume shume e kenaqur. Vazhdoni keshtu me receta qe cdo njeri mund ti beje dhe e verteta eshte jeni e vetmja adrese qe kam besim per recetat qe jepni, bravooo

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here