Përbërësit
-
320gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
-
300gr domate të vogla
-
300gr karkaleca të qëruar
-
250gr krem pana për gatim
-
1 qepëe vogël
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
borzilok i freskët
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Nese dita juaj ka qene e ngarkuar, por nuk doni te hiqni dore nga ushqimi i mire, kemi receten ideale per ju: makaronat me pana dhe karkaleca! Te shijshme dhe me plot vlera ushqimore, ne pak minuta do te keni detin ne pjate me nje recete super te thjeshte.
Nese jeni adhurues te frutave te detit, mos harroni ti shoqeroni makaronat me nje pjate Midhje me vere te bardhe (ose midhje sotè).
Hapat
1
Kryer
|
Ngrohim ne nje tigan vajin e ullirit dhe kaveridisim ne zjarr mesatar qepen e grire holle derisa te behet transparente. Ne menyre qe qepa te zbutet dhe te mos marre ngjyre, shtojme edhe pak uje. |
2
Kryer
|
Shtojme ne kete moment edhe domatet e vogla te ndara pergjysem, dhe karkalecat e qeruar duke i perziere mire. I japim shije me kripe, piper dhe shtojme se fundi edhe panen e kuzhines. Duke i shtuar salces borzilokun e grire holle, i japim shije me te fresket dhe verore. |
3
Kryer
|
Ziejme makaronat ne uje te bollshem me kripe derisa te rezultojne al dente. |
4
Kryer
|
Shtojme makaronat e kulluara tek salca me pana dhe karkaleca, i perziejme mire dhe i leme pak minuta mbi zjarr ne menyre qe te marrin akoma edhe me shume shije. |
5
Kryer
|
I servirim ne pjate dhe i shoqerojme me nje gote vere te bardhe. |