Përbërësit
-
...për një tortë Ø 22 cm ose 24 mini kek::
-
380 gr miell për ëmbëlsira
-
300 gr sheqer
-
115 gr gjalp
-
240 ml vaj luledielli
-
240 ml dhallë
-
4 vezëtë mëdhaja
-
2 lugë çaji kakao
-
1 lugë çaji uthull e bardhë rrushi
-
1 lugë çaji sodë buke
-
1 lugë çaji pluhur pjekës
-
1/2 lugë çaji kripë
-
1 pako e vogël vanilje
-
2 lugë çaji (e kuqe) ngjyrues ushqimor
-
...për kremin e djathit:
-
500 gr krem djathi
-
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
250 gr sheqer pluhur
-
1 pako e vogël vanilje
Udhëzimet
Përpara se të fillojmë pregatitjen e recetës, duhet të kemi parasysh që të gjithë përbërësit duhet të jenë në temperaturë ambjenti.
Hapat
1
Kryer
|
Parangrohim furrën në 180°C. Veshim me letër furre një formë të rrumbullakët torte me hapje me diametër 24 cm, ose nëse duam të pregatisim mini kek (cupcake), vendosim në tavën me gropëza letrat përkatëse. |
2
Kryer
|
Bashkojmë fillimisht përbërësit e thatë duke i situr një nga një: miellin, sodën e bukës, pluhurin pjekës, kripën dhe kakaon. I përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë. |
3
Kryer
|
Rrahim gjalpin me sheqerin me ndihmën e një mikseri elektrik me shpejtësi të lartë për rreth 1 minutë. Shtojmë vajin e lulediellit, vaniljen, të verdhat e vezëve dhe uthullën dhe vazhdojmë rrahjen edhe për 2 minuta të tjera. I shtojmë përbërësit e thatë, dhallën, ngjyruesin ushqimor dhe vazhdojmë rrahje me shpejtësi të ulët derisa të formohet brumi. Rrahim në një enë të veçantë të bardhat e vezëve dhe ja shtojmë brumit duke e përzierë me delikatesë me ndihmën e një spatule silikoni nga poshtë lartë në mënyrë që të mos bjeri vëllimi. |
4
Kryer
|
E hedhim brumin nëpër format e cupcake, apo në tavën e rrumbullakët dhe e pjekim për 30-35 minuta, duke bërë gjithmonë provën e kunjës së dhëmbëve e cila duhet të dali e pastër nga qendra e kekut. Kekët e vegjël kanë nevojë për rreth 20-25 minuta pjekie. E lëmë të ftohet plotësisht ndërkohë që pregatisim kremin. |
5
Kryer
|
Rrahim kremin e djathit me gjalpin me ndihmën e një mikseri me shpejtësi të lartë për rreth 2 minuta. Shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe vazhdojme rrahjen derisa kremi të rezultojë homogjen. Pasi keku të jetë ftohur (ose cupcake), i zbukurojmë me kremin e përftuar sipas dëshirës. E fusim në frigorifer për të paktën 1 orë përpara se ta konsumojmë. |