Përbërësit
-
3 bananetë pjekura shumë
-
200 ml qumësht
-
2 vezë
-
6 lugë gjelle miell
-
1 pako e vogël pluhur pjekës
-
1 filxhan kafe gjalp i shkrirë
-
një majë luge kripë
-
...për shoqërim/spërkatje:
-
sheqer pluhur
-
banane
-
salcë tahini
Udhëzimet
Kjo receta u sajua kaq spontanisht mbrëmë, por doli aq e shijshme sa duhet ta provoni që të më besoni! Kisha 3 banane që më vrisnin syrin sa herë shkoja në kuzhinë, dhe thashë: ose në kosh ose sajojmë diçka. Por brenda ishin pa asnjë njollë të zezë, prandaj i hodha në mixer (aty ku bej smoothie) dhe shto këtë e shto atë, sot në mëngjes mu duk sikur mi kishte bërë dikush gati 😋
Hapat
1
Kryer
|
Bashkojmë të gjithë përbërësit e mësipër ne mikser (apo ne pajisjen ku bejme smoothie) derisa të na formohet një brumë homogjen dhe pa kokërriza. Hedhim pak nga brumi ne tiganin e nxehur mbi mesatare (unë kam përdorur pajisjen ku bëj krepa, por mund të bëhen edhe në tigan normal). Kur petullat fillojne të krijojnë flluska nga njëra anë, i kthejmë nga ana tjetër dhe i leme derisa te gatuhen plotesisht. |
2
Kryer
|
Duke qene se keto petulla nuk kane fare sheqer (vetem embelsine e bananeve), mund ti sperkatim me pak sheqer pluhur para konsumimit. I shoqerojme me feta bananesh dhe salce tahini. |